Ka nisur konferenca e përbashkët mes sekretarit të NATO-s Jens Stoltenberg dhe kryeministrit Edi Rama, ku u diskutua mes të tjerash dhe kriza politike në vend. Stoltenberg bëri thirrje që palët politike të ulen në dialog, dhe të shmangin çdo lloj minimi të institucioneve.
“U bëj thirrje të gjithë aktorëve politik që të tregojnë vetëpërmbajtje, dhe të zgjidhni çdo diferencë që keni përmes dialogut, për shkak se kjo kjountribon për një të ardhme më të mirë për gjithë rajonin. Kryeministër ju falenderoj për udhëheqjen tuaj të fortë në rrugën e Shqipërisë drejt intergimit”, u shpreh sekretari i NATO.
Ndërkohë më tej i pyetur nga gazetarët, Stoltenberg nuk pranoi që ti mëshonte tezës së ndikimit rus në Shqipëri, duke thënë se ky koment i takonte Ramës që ta bënte.
“Mosmarrëveshjet politike janë pjesë e demokracisë, e papranueshme është dhuna, prandaj iu bëj thirrje që të respektoni institucionet. NATO është e bazuar te shteti ligjor, prandaj çdo mosmarrëveshje duhet të zgjidhet me dialog, zgjedhjet janë një cështje themelore, prandaj iu bëj thirrje të gjithë aktorëve politik që të bëhen pjesë e tyre. Ne kemi parë përpjekje të Rusisë për tu përfshirë në çështje të ndryshme te disa vende, kur vjen puna në vendin tuaj, këtë do ja lija kryeministrit tuaj” , tha më tej Stoltenberg.
Ndërkohë Rama tha se konfliktualiteti dhe veprimet e dhunshme çojnë ujë në Rusi.
‘’Ne do të zhvillojmë zgjedhjet si një process demokratik, nëse opozita do të pengohej atëherë ato nuk do të ishin demokratike, në rastin kur opozita nuk preferon që të hyjë në zgjedhje kjo është një çështje tjetër”, u shpreh Rama duke iu referuar zgjedhjeve lokale të 30-Qershorit.
(E.K/Faxweb.al)