17:47 | 25/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Tullumbace dhe blindimi i policisë, çfarë pritet të ndodh para Kryeministrisë

18:40 | 02/06/2019
në Aktualitet, Flash, Kryesore, Politikë, Te Fundit, Te Gjitha
0
Tullumbace dhe blindimi i policisë, çfarë pritet të ndodh para Kryeministrisë

Ndërkohë që ka nisur grumbullimi i protestuesve përballë godinës së Kryeministrisë për protestën e 7 kombëtare të mbajtur nga opozita ditën e sotme, sipas informacioneve të siguruara nga reporterët e Fax News në terren duket protesta e sotme pritet të jetë paqësore, ndërsa  250 të rinj të FRPD-së kanë dalë në rrugë me shirita të bardhë në duar për të siguruar qetësinë gjatë protestës.

Synimi i opozitës për një protestë paqësore, në fakt duket qartë edhe nga fotot e mëposhtme ku dhjetra tullumbaca të bardhë pritet të lëshohen gjatë protestës. Një detaji interesant është se ndryshe nga herët e tjera ku tullumbacat ishin me ngjyrë të zezë, sot protestuesit pritet të lëshojnë tullumbaca me ngjyrë të bardhë, ndërsa sërish sikurëse në protestat e tjera ato pritet të mbajnë mbishkrimin “Rama ik”.

Po ashtu bëhet me dije se godina e Kryeministrisë është e rrethuar me dhjetra efektivë policie.

Ndërkohë, kujtojmë se protesta e sotme kombëtare e opozitës vijon me kërkesat e pandryshuara që në muajin Shkurt për dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama dhe krijimin e një qeverie tranzitore. Ndërsa me socialistët që kanë nisur fushatën elektorale, për demokratët e LSI-në bëhet gjithnjë e më e vështirë kauza e tyre për zgjedhjet e parakohshme.

Kreu i qeverisë Edi Rama dhe socialistët nisën dje fushatën elektorale për zgjedhjet lokale të 30 Qershorit, që janë të parat, që pas rënies së regjimit komunist, që do të zhvillohen pa praninë e opozitës.

Rama duket i vendosur që të mos tërhiqet nga zgjedhjet e datës 30 Qershor, pasi sipas tij zgjedhjet janë demokratike për sa kohë që opozita nuk është penguar që të jetë pjesë e tyre. Ndërkombëtarët kanë shpeshtuar thirrjet e tyre që palët politike të ulen në dialog, në mënyrë që të shmangen aktet e dhunës.

Opozita ka kërkuar leje që në mesnatë, dhe zërat thonë se skenari i protestës do të jetë një marshim në drejtim të institucioneve më të rëndësishme në vend.

Ndërsa kryedemokrati Basha, sipas burimeve nga PD pas protestës së sotme, rreth orës 3 të mëngjesit të nesërm pritet të niset në një vizitë drejt Berlinit, ndërkohë që sinjale nga Gjermania kanë bërë thirrje që palët të ulen sa më parë në dialog, dhe të mos përjashtohet asnjë çështje nga diskutimi. Ndërsa po ashtu mësohet se me vizitën e tij në Gjermani, Basha ka për qëllim të kërkojë mbështetje sa më të gjërë për kauzën e opozitës.

Pas

PD nxjerr detajet, ja sa qytetarë kanë mbërritur në Tiranë. Kush do të jetë folësi kryesor në protestë

Para

Rama katandiset me 800 ndjekës, shkel mbi ngjyrat e flamurit Kombëtar. Lexon fjalimin dhe përsërit ‘’këngën”

Para
Çfarë po ndodh me Edi Ramën? Bën gjestin e çuditshëm në Lezhë: E ka fajin Pjerini, s’rri dot me një vend!

Rama katandiset me 800 ndjekës, shkel mbi ngjyrat e flamurit Kombëtar. Lexon fjalimin dhe përsërit ‘’këngën”

Discussion about this post

 



Të Fundit

Del jashtë kontrollit zjarri në fshatin Senicë. Pëson djegie në trup shefi i komisariatit të Delvinës, një tjetër efektiv asfiksohet

Ministri izraelit i ekstremit të djathtë, Ben-Gvir, pretendon se “nuk ka uri në Gaza”

Spanja, mbështetje për procesin e anëtarësimit të Shqipërisë në BE

Dimal/ Zjarr në Konisbaltë në kufirin me Mbreshtanin, ndërhyrja në terren mbetet e vështirë

Prezantohet drafti i Kodit të ri Penal, Manja: Përgjigje për format e reja të kriminalitetit, miratimi pas certifikimit në Bruksel

Palestinezët në Ramallah protestojnë kundër sulmeve izraelite dhe politikës së urisë në Gaza

EMRAT/ Aksion i policisë në Vlorë e Sarandë, arrestohen 4 shtetas për lëndë narkotike. Mes tyre edhe një vajzë 31-vjeçare

Trump: Hamas nuk dëshiron marrëveshje për armëpushim! Mendoj se Izraeli do t’i sulmojë

Aksident në aksin Lushnjë-Rrogozhinë, makina përplaset me mjetin e parkuar, plagosen dy persona

Situatë alarmante në parkun kombëtar “Lurë-Mali i Dejës”, flakët vijojnë të djegin pyjet prej 20 ditësh

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.