Në një kohë kur e gjithë juglindja e vendit po përjeton prej dy ditësh ankthin e tërmeteve, kryeministri Edi Rama nuk ka thënë asnjë fjalë për qindra qytetarë që kanë mbetur të pastrehë.
Ndër të vetmit që ka mbërritur në terren, pas dasmës së mikut të tij Gaz Paja, është kandidati për Ersekën Erion Isai.
Dhe mos mendoni se ka dhënë ndonjë zgjidhje më të mirë se çadrat për banorët, jo! Ai është ndalur duke ngrënë petulla, të përgatitur me shumë mirësjellje nga banorët që prej dy ditësh gjenden në një situatë tejet të vështirë.