Gjatë orëve të para të mëngjesit është grabitur Katedralia Ortodokse në Durrës nga persona akoma të paidentifikuar.
Grabitësit kanë thyer arëen ku besimtarët hedhin të holla nga e cila kanë vjedhur gjithë paratë që kishte brenda.
Ndërkohë sipas raportimeve paraprake, autorët nuk kanë bërë asnjë dëmtim apo shkatërrim të gjërave që i përkasin Katedrales, duke hedhur dyshimet se ka qenë një vjedhje e menduar mirë.
Informacion Paraprak
Më datë 03.06.2019, gjatë natës, në lagjen Nr.3 Durrës, persona të paidentifikuar kanë hyrë në Kishën Ortodokse “Apostull Pavli dhe Shën Asti” ku kanë marrë lekët që ndodheshin në arkën e besimtarëve.
Grupi Hetimor vijon punën për zbardhjen e plotë të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorëve.
(F.GJ/FAXWEB.AL)