Gjykata Penale e Tiranës ka caktuar masën e sigurisë arrest me burg për Flamur Karajn, i cili ka plagosur dy ditë më parë më Pezë kushëririn e tij, Enver Karaj për akuzën, “Vrasje e mbetur në tentativë”.
Flamur Karaj ka qenë duke punuar në shtëpinë e tij, kur është paraqitur Enver Karaj. Fillimisht ka pasur një debat verbal, Enver Karaj ka filluar ta godas. Pa u menduar gjatë, Flamuri ka nxjerr armën e shërbimit dhe pa u menduar gjatë ka shtënë në drejtim të Enverit.
Menjëherë pas ngjarjes, bashkë me bashkëshorten është paraqitur në Komisariatin nr. 6 në Tiranë. I dyshuari ka deklaruar se ishte penduar për aktin dhe se ka ndodhur pa u menduar gjatë. “Ai po më godiste me dërrasë dhe pastaj ndodhi akti”. Prokuroria kërkoi arrest me burg, ndërsa avokati dhe vetë i akuzuari kanë kërkuar arrest shtëpie.
(F.GJ/FAXWEB.AL)