21:04 | 29/05/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Rrahu babë e birë në protestën e opozitës, arrestohet autori 43-vjeçar (Emri)

11:23 | 04/06/2019
në Aktualitet, Flash, Kryesore, Politikë, Te Fundit, Te Gjitha
0
Rrahu babë e birë në protestën e opozitës, arrestohet autori 43-vjeçar (Emri)

Është arrestuar nga policia autori që mori pjesë në konfliktin e ashpër në protestën e opozitës, ku u plagosën babë e birë, Ymer dhe Erjon Çela.

Ai quhet Zamir Sijani, banues në fshatin Xhafzotaj Durrës, (i dënuar më parë për veprat penale “Trafikimi i lëndëve narkotike” dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”).

Informacion paraprak:

Kapet dhe ndalohet një prej autorëve të “Plagosjes së rëndë me dashje”,  të dy shtetasve mbrëmjen e datës 2 Qershor në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”

Në vijim të kqyrjes së pamjeve filmike, si dhe informacioneve të marra në rrugë operative u bë kapja dhe  ndalimi me inisiativë i  shtetasit :

  1. S, 43 vjeç, banues në fshatin Xhafzotaj Durrës, (i dënuar më parë për veprat penale “Trafikimi i lëndëve narkotike” dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”).

Ndalimi i tij u bë pasi më datë 02.06.2019, rreth orës  20:00, në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit“ dhe në rrugën “George  Ë Bush”, ka prishur qetësinë publike në kohën që subjekti politik Partia Demokratike dhe aleatët zhvillonin protestën dhe ka goditur me mjete të forta shtetasit, Y. Ç dhe E. Ç (babë e bir)  banues në Tiranë, duke ju shkaktuar dëmtime të rënda në pjesën e kokës.

Materialet i kaluan Prokurorisë për veprime të mëtejshme për veprat penale “Plagosje e rëndë me dashje” dhe “Prishja e qetësisë publike”.

Lidhur me sherrin që ndodhi gjatë zhvendosjes së protestuesve nga Bulevardi “Dëshmorët e Kombit” tek Kuvendi mbrëmjen e 2 Qershorit, në afërsi të Piramidës, kanë dalë edhe pamjet nga moment kur ka ndodhur sherri për të cilin babë e bir pretendojnë se dhuna ka ardhur nga efektivë civilë të policisë.

Në një intervistë për Fax News protestuesi që mbeti i lënduar në protestën e opozitës, Ymer Çelaj, ish-badigardi i Sali Berishës tregon se ai rrjedh nga një familje e persekutuar, ndërsa ata që e kanë sulmuar nga pas kanë qenë punonjës civil të policisë.

Ymer Çelaj së bashku me djalin e tij mbetën të lënduar pas një sherri masiv në afërsi të piramidës, ndërsa më pas u transportuan drejt spitalit.

“Jemi nisur nga shtëpia në mënyrën më qytetare, nuk qëndrojmë përpara policisë, rrimë anash, aty ku rrijnë dhe punonjësit e mediave.

Unë rrjedh nga një familje e persekutume, kam një biznes timin privat, hamë bukën tonë. Kemi marrë kërcënime nga njerëz të panjohur, kishin pistoleta. Dëmtimi ka nisur pas fjalës së Bashës, kur iu drejtuam Kuvendit. Provokimet na erdhën nga njerëz të panjohur. Diktova që kishin pistoleta.

Njëri ka ardh nga pas dhe më ka gjuajtur nga mbrapa me pistoletë, dhe më ka thirru Ymer Çelaj. Civilët nuk mbajnë pistoletë në protestë, mendoj se kanë qenë punonjës policie. Në ambulancë kam derdhur 1 kile gjak”,shprehet Ymer Çelaj në prononcimin e tij për gazetaren e Fax News Eksiola Shehu.

”I mori një qytetari flamurin e LSI-së, dhe kërkoi që të më nxirrte sytë me flamurin. Më pas u përleshëm me tifozët e LSI-së. Ne ishim si qytetarë, nuk ka fyer asnjë punonjës policie, nuk i jap dot dum kësaj”, tha më tej  Çelaj.

(F.GJ/FAXWEB.AL)

Etiketa: ARRESTOHET AUTORI QE RRAHU BABE E BIREERJON CELAPROTESTA E 2 QERSHORITYMER CELAZAMIR SEJANI
Pas

Zgjedhje edhe në Itali? Kryeministri kërcënon me rrëzim të qeverisë: Nuk dua të jem figurë

Para

Aksident i frikshëm në Vlorë, makina kthehet përmbys. Plagoset rëndë shoferi

Para
Aksident i frikshëm në Vlorë, makina kthehet përmbys. Plagoset rëndë shoferi

Aksident i frikshëm në Vlorë, makina kthehet përmbys. Plagoset rëndë shoferi

Discussion about this post

 



Të Fundit

“SHBA-të nuk e njohin qeverinë e Edi Ramës”, gazetari Almer Toska: Opozita duhet të bëhet opozitë e vërtetë

“Grusht shteti gjyqësor”, Administrata Trump reagon ashpër ndaj vendimit të gjykatës

Ambasadori Antonini: Italia mbështet integrimin e Kosovës në BE e NATO

Itali/ Një 27-vjeçar shqiptar kapet me rreth 1 kg drogë dhe euro cash, i gjendet edhe një pushkë me dylbi e vjedhur

Aksident në Lin–Pogradec, automjeti përfundon në korsinë e biçikletave

Forcim i partneritetit strategjik, Rubio takohet me homologun maqedonas

Ukraina përdor për herë të parë “dronin nënë” me inteligjencë artificiale

“Jemi kundër politikave pushtuese!” Mesazhi i qartë i Amerikës për Ballkanin dhe për liderët

Diplomatët në manastirin e Zvërnecit, ambasadorët e akredituar në vendin tonë vizituan një prej veprave bizantine

Aksident me tre automjete në Fier/Tre të lënduar, një në spital

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.