Një person rreth 30-vjeç është hedhur nga kati i shtatë i një pallati në zonën e Ish-parkut të autobusave në kryeqytet.
Burime bëjnë me dije se personi ka humbur jetën si pasojë e hedhjes nga lartësia, ndërkohë që nuk është bërë ende i mundur identifikimi i viktimës.
Policia siç shihet edhe në foton dhe videon e mëposhtme të siguruar nga Faxweb.al ndodhet në vendngjarje, ku ende nuk është tërhequr as trupi i viktimës.
Po ashtu pranë trupit të viktimës shihet dhe një grua e cila qan, me gjasa e afërme e të riut, që dyshohet se ishte banor i lagjes.