Një ngjarje e rëndë është regjistruar pak minuta më parë në Fier pasi një person është gjetur i karbonizuar pranë një kabinë elektrike.
Viktima është shtetasi me inicialet V.P., 45-vjeç banues në lagjen Kuman të Fierit dhe nga hetimet paraprake dyshohet e ka zënë korenti.
Informacion paraprak.
Në datën 04.06.2019, në lagjen “Kryengritja” Fier, pranë një kabine elektrike, është gjetur i vdekur shtetasi V.P, 45 vjeç, banues në Kuman, Fier.
Nga hetimet paraprake dyshohet se shtetasin V.P e ka zënë korenti.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.
(F.GJ/FAXWEB.AL)