15:37 | 15/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

U la i lirë pas garancisë pasurore, Gjykata e Apelit merr vendimin final për Ervis Martinajn

12:27 | 05/06/2019
në Aktualitet, Flash, Te Fundit, Te Gjitha
0
Përfundon seanca, ja vendimi që u mor për Ervis Martinajn

Gjykata e Apelit ka vendosur që Ervis Martinaj të qëndrojë i lirë, duke konfirmuar vendimin e dhënë nga Gjykata e Shkallës së parë.

Kjo e fundit më 3 maj ndryshoi masën e sigurisë së Martinajt nga “arrest në burg”, në “liri në këmbim të garancisë pasurore” pas kërkesës së bërë nga avokatët mbrojtës.

Ervis Martinaj, i vetmi që qëndronte në burg pas vrasjes që ndodhi në 4 tetorin e vitit të shkuar në zonën e ish-Bllokut dhe tronditi Tiranën, u la i lirë.

Vendimi për lirinë e tij u dha nga Gjykata e Tiranës më 3 maj. Martinaj e la burgun në këmbim të një garancie pasurore prej 50 milionë lekësh të vjetra.

Martinaj u arrestua në Spitalin e Traumës, pak orë pasi kishte dhënë dëshminë për ngjarjen e 4 tetorit. Ai ndodhej në mjekim në momentin e arrestimit, pas një përplasje me armë zjarri, ku mbeti i vrarë truproja i tij, Fabian Gaxha, dhe u plagos një tjetër shoqërues i tij.

Përplasja me armë zjarri ndodhi pas një konflikti mes Martinajt dhe Ervin Matës dhe shokut të tij ish-komando, Merviol Billo. Ky i fundit, i cili është shpallur në kërkim, dyshohet edhe në bazë të dëshmive të dhëna më parë nga dëshmitarët okularë se është personi që shkaktoi vrasjen e Gaxhës dhe plagosjen e dy të tjerëve.

(E.K/Faxweb.al)

Etiketa: apeli per martinajnErvis Martinajervis martinaj i lire
Pas

Rama drejt fundosjes nga përgjimet e Bild, deputetët socialistë kërcënojnë prokurorët

Para

Nuk iu jepet ndihma mjekësore, përplasje të ashpra mes banorëve dhe punonjësve të Bashkisë në Flloq (Video)

Para
Nuk iu jepet ndihma mjekësore, përplasje të ashpra mes banorëve dhe punonjësve të Bashkisë në Flloq (Video)

Nuk iu jepet ndihma mjekësore, përplasje të ashpra mes banorëve dhe punonjësve të Bashkisë në Flloq (Video)

Discussion about this post

 



Të Fundit

Aksioni për sigurinë ushqimore, Ministria e Bujqësisë: Fermerët s’janë fajtorë, nuk synojmë të vendosim gjoba

Tedi Blushi kërkon transparencë për ndërtimet pa leje në Tiranë: Pse shembni bujtinat në Theth dhe jo kullat në kryeqytet?

Blerja e votave me fondet për bujqësinë/ Berisha: Ja skema si u shpërndanë 44 milionë euro në kohë zgjedhore

Berisha akuza Ballukut, Maznikut, Denajt e Ibrahimajt: Përdorën 250 mln euro të bujqësisë për të blerë vota

Kryeministri shqiptar Edi Rama mbajti fjalën në ceremoninë e hapjes së “Herrenchiemsee Festspiele” në Bavari të Gjermanisë

Hasani me anëtarë të Bundestagut: Rrisim bashkëpunimin, avancojmë me objektivat e përbashkët evropianë

“Plumbi i Artë”/ Skerdi Tase rrëfen para GJKKO ekzekutimin e Emiliano Ramazanit: Marrëveshje për 130 mijë euro, e qëllova në kokë e qafë ndërsa ishte në telefon

“Furtunë” dorëheqjesh edhe në Bashkinë Dibër, largohen 35 drejtues të njësive administrative

Dështon për herë të 47-të konstituimi i Kuvendit të Kosovës

Aksident i rëndë në Elbasan/ 62-vjeçari humb jetën, arrestohet drejtuesi i dehur i mjetit

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.