Filmin për agjentit të famshëm 007, duket se e ndjek mallkimi. Një muaj pasi aktori Daniel Craig u lëndua në këmbë dhe ju nënshtrua një ndërhyrje kirurgjikale, ka ndodhur një tjetër incident.
Tre shpërthime të fuqishme ndodhën gjatë xhirimeve të filmit, ku mbetën të plagosur disa anëtarë të stafit.
Gjatë provave, një nga skenat nuk shkoi siç duhet. Inskenimi i një shpërthimi ka dëmtuar një pjesë të çatisë së një kompleksi, duke plagosur rëndë një nga punonjësit.
Sipas mediave kjo ka shkaktuar panik tek pjesëtarët e stafit për realizimin e filmit, të cilët kanë vrapuar për të shpëtuar. Fatmirësisht personat e lënduar janë jashtë rrezikut për jetën, ndërsa xhirimet për filmin për momentin janë pezulluar./Klan Plus