Një aksident me pasojë vdekjen e një 43-vjeçari dhe plagosjen e një personi tjetër që udhëtonte më të ka ndodhur përpara pak minutash në Bulqizë.
Mësohet se nga ngjarja ka mbetur i vdekur Gafurr Suma, 43-vjeç si dhe është plagosur rëndë Aleksandër Tola i cili ndodhet në Spitalin e Bulqizës.
Tola pritet të transportohet drejt Tiranës për kujdes më të mirë shëndetësor. Ndërkohë policia ka mbërritur në vendngjarje por ende nuk bëhet e ditur lidhur me shkaqet dhe rrethanat eaksidentit.
Gjithashtu mësohet se mjeti mbi të cilin po udhëtonin këta dy persona ishte i ngarkuar me lëndë drusore dhe po zbrisnin nga mali drejt qytetit të Bulqizës.
(F.GJ/FAXWEB.AL)