E ftuar në studion e FaxNews ka qënë juristja Erid Skëndaj.
Ajo ka komentuar ditën e sotme vijimësinë dhe monitorimin e Reformës në Drejtësi, por gjithashtu ka folur dhe për reagimin e Prokurorisë së Krimeve të Rënda lidhur me përgjimet e publikuara ditën e sotme nga Bild.
E pyetur nëse cënohet apo liria e medias Skëndaj është shprehur:
Për këtë gjë do të duhet të shikohen rrethanat. Ndërkohë që kodi i procedurës penale parashikon mbrojtjen e burimit të informacionit.
Ajo ka vijuar më tej duke shpjeguar se çfarë parashikon ligji për këtë gjë.
“Nuk besoj se jemi në rastin e sinjalizuesve. Të atyre personave që ankohen për vartësit e tyre. Në rastin konkret nuk kemi të bëjmë me një sinjalizuesi të tillë. Në rastin e publikimit të informacionit ‘top secret’ kodi penalparashikon sanksione por nuk dihet nëse janë jashtë apo brenda vendit.
Ne kemi patur raste në të kaluarën dhe gazetarët që janë dënuar. Ajo për të cilën ne kemi reaguar shumë fortë ka të bëjë me parashikimin e një vepre penale të posaçme e cila ka të bëjë me dhunimin e gazetarëve në krye të detyrës.
Rasti i fundit që kemi trajtuar ka qënë gazetarja Klodiana Lala por në të tjerë kemi ruajtur anonimatin. Ka vetë gazetarë që na drejtohen për çështje të ndryshme.”
Sa i përketë progresit të Reformës në Drejtësi , juristja tha:
Në tërësi konkluzioni ka qënë një konkuzion pozitiv, por është ende herët për të komentuar 3 organe të cilat sapo janë krijuar si Këshilli i Lartë Gjyqësor apo dhe ai i Prokurorisë. Ne i kemi thënë problematikat që në nisje të krijimit të këtyre institucioneve. Shpesh këto I bëjnë mbledhjet me dyer të mbylluara duke mos lejuar mediat të marrin pjesë dhe kjo ka të bëjë me trasparencën në media.
Lidhur me akuzat politike për funksionimin e vettingut me 2 standate Skëndaj tha:
Komiteti shqiptar i Helsinkit i ka konstatuar raste kur jurispudenca e organeve të vettingut nuk ka qënë e konsoliduar. Çdo gjyqtar ka rrethana të caktuar se si e kanë krijuar pasurinë e tyre apo dhe për performancën e tyre profesionale. Me keqardhje shikoj që politika shpeshherë i ka keqpërdorur këto gjëra, por në optikën tonë të gjitha këto ankesa janë profesionale.
Për shkelje të natyrës mesatare të cilat sipas nesh nuk e kalojnë vijën e kuqe ka disa raste për këto lloj shkeljesh ku gjyqtarët dhe prokurorët janë penalizuar dhe të tjerët janë riemëruar në detyrë. Një pjesë të kësaj ne e kemi bërë ankimim në Kolegjin e Posaçem të Apelimit. Mbetet për tu parë se si do të jetë veprimi i KLP nëse realisht kemi të bëjëm me rastin e te menduarti ndryshe apo diçka tjetër.
Të mos harrojmë që kemi dhe jurispudencën që do të prodhoj gjykata e Strasburgur, dhe nga informacionet që ne kemi një pjesë e gjyqtarëve dhe prokurorëve i janë drejtuar kësaj gjykate.
Ndërkohë e pyetur nëse janë marrë parasysh ankesat e qytetarëve kundrejtë gjyqtarëve dhe prokurorëve Skëndaj u shpreh:
Kemi ky sfera dhe këtu. Është e para ku ankesat janë bërë publike dhe kanë marrë goxha interes. Ndërkohë ka pasur raste kur ankesa e qytetarëve nuk ka dhënë shumë informacion lidhur me kërkesën, dhe trupa e vettingut e ka mbyll me aq. Do të duhet të theksojmë se ka pasur ankesa të cilat janë marrë në kosiderat. Ne kemi patur ankesa nga qytetarët që vazhdojnë ende këto raste pra rastet me shkeljet me ligjin nga ana e gjyqtarëve apo dhe prokurorëve. Mund të themi që ajo pjesë e gjyqësorit që është e kalbur vazhdon ende të jetë në punë duke përfituar nga situate deri sa të dal para komisionit të vettingut.
E pyetur se cili është qëndrimi i komitetit të Helsinkit për mungesën e dy gjykatave më të rëndësishme në vend, Skëndaj u shpreh qartë:
Si jurist dhe unë jam e shqetësuar që nuk kemi një Gjykatë Kushtetuese, ashtu sikurse kemi një Gjykatë të Lartë që është gjithashtu jofunksionale. Të gjitha këto rëndojnë mbi qytetarët. Ne nuk duam që të zvëvendësojmë dhe të kemi një gjyqësor si ai që patëm. Procesverbalet e KED janë të pakta në informacion, ne nuk dim se çbëhet me kanidatët dhe si po ecën aty puna. Por kjo nuk na pengon që të jetë nën mbikqyrje.
Lidhur me ligjin mbi sinjalizuesin Skëndaj u shpreh se shumica nuk e njohin atë dhe nuk din ta interpretojnë.
Na ka rezultuar që në 11 ministri ka 0 sinjalizues. 3 vjet nga miratimi i ligjit ndoshta nuk janë shumë po nuk janë dhe pak në kënvështrimin tonë. Deri më tani nuk ka pasur asnjë rast. Ndërkohë që perceprimi publik ende vijon që të jetë i lartë sa i përketë përhapjes së korrupsionit, por sipas të dhënave shumë pak nënpunës kanë guximin dhe kurajon për të denoncuar aferat koruptive.
Shumica e personave nuk e njohin nderkoh që ILDKPKI shprehet që janë bërë disa trajnime, por kjo e dhënë dhe ky vlerësim mbetet sërish e diskutueshme për sa kohë ne nuk na rezulton kështu.