Aktori i humorit, Erion Isai i cili mban postin e Drejtorit të Qendrës Kombëtare të Kulturës për Fëmijë dhe Teatrit të Kukullave, është kandidati i PS-së për Kryetar Bashkie në Kolonjë.
Në mbledhjen e sotme të qeverisë është vendosur që Isai të shkarkohet nga detyra si drejtor i Teatrit të Kukullave.
“Erion Isai, Drejtor i Qendrës Kombëtare tё Kulturës pёr Fëmijë dhe Teatrit tё Kukullave, të lirohet nga kjo detyrë.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë’, thuhet në vendimin e Këshillit të Ministrave”, shkruhet në Vendimin e qeverisë.
Kujtojmë se disa ditë më parë, Isai than ë një emision televiziv se do të shprëngulet në Kolonjë bashkë me familjen, duke nisur një rrugëtim të ri në jetën e tij.
“Dhe ne nesër shkojmë në qytetin tim, kam gjetur edhe shtëpinë ku do të jetojmë. Nesër do të shkoj unë, të rregulloj shtëpinë e të përgatis terrenin dhe prej ditës së hënë, bashkëshortja ime dhe vajza ime stacionohen në Ersekë”, u shpreh Erion Isai.
(F.GJ/FAXWEB.AL)