Gjykata e faktit në Vlorë ka përcaktuar masën e sigurisë”Arrest në burg” për Romarjo Aliraj dhe Arben Veliko, të cilëtn inskenuan ngjarjen e datës 12 maj, ku u qëllua e breshëri automatiku ndaj automjetit në të cilin lëvizte Romarjo Aliraj,një automjet tip golf.
Fillimisht u raportua se ndaj Aliraj u krye atentat,por fakti që ndaj tij ishte qëlluar me rreth 20 plumba dhe nuk pati asnjë lëndim, shtoi dyshimet e policisë së Vlorës. Tre ditë më parë Aliraj u arrestua për ngjarjen, ndërsa së bashku me të edhe Arben Veliko, një biznesmen në fushën e ndërtimit në Vlorë, pasi kishin inskenuar gjithcka me qëllim për të përfituar azil në një nga vendet e BE-së. Ndaj tyre rëndonin akuzat e “Kallëzim i rremë”,”Mbajtje pa leje e armëve luftarake dhe municionit” dhe “Largim nga vendqëndrimi”.
Seanca gjyqësore është drejtuar nga gjyqtare Herila Cela,.ndërsa prokuror i cështjes ka qënë Alfred Salih. Ky i fundit ka kërkluar masën e sigurisë Arrest në burg,kërkesë e cila është lënë në fuqi nga gjykata e faktit në Vlorë.
Në momentet e pritjes së nisjes së seancës gjyqësore, kur Aliraj dhe Veliko kanë hyrë në sallë, në një moment, Veliko ka kërcënuar gazetarët,ët cilët ndodheshin për pak minuta në sallë,deri në nisjen e seancës gjyqësore. Duke kërkuar të qëllojë në drejtim të tyre,ndërsa është dashur ndërhyrja e policisë për të normalizuar situatën. ”Hajde se ju llafos unë kur të dalë, plehra”, ishte shprehja e kërcënimit të Velikos ndaj mediave. Megjithatë deri në daljen nga salla të mediave, situata nuk ka qënë aspak e qetë.
Romarjo Alliraj,është dënuar dhe në datë 1 qershor me masën e sigurisë”Arrest në shtëpi”,për drejtim të mjetit në mënyrë të gabuar, por në datë 3 qershor është kapur nga policia duke lëvizur qetësisht në rrugët e qytetit. Ndaj tij më pas u vërtetua edhe inskenimi i ngjarjes së datës 12 maj në afërsi të fshatit Novoselë në autostradën Vlorë-Levan.