Gjykata e Tiranës ka liruar Florian Hysën me detyrë trup shërbimi pranë Gardës së Republikës, i arrestuar dy ditë më parë pasi në rrugën “Ramadan Çitaku” në kryqëzim me rrugën e “Balshajve”, ai dyshohet se ka plagosur për motive të dobëta me armën e shërbimit shtetasin Lorenc Doçin.
Ndërkohë Hysa në seancën gjyqësore pohoi se ka qenë ngjarje aksidentale pasi Doçi i ka kërkuar të shikojë armën dhe me pas ka tentuar t’ia marre me dhunë. Prokuroria kërkoi detyrim paraqitje për Hysën.
Doçi, 22 vjeç banues në Kodër Kamëz, është dërguar në QSUT për trajtim mjekësor I cili është plagosur në kraharor.
(F.GJ/FAXWEB.AL)