Kryetari i shoqatës së të Verbërve, Ardian Hysa ka pasur një përplasje sot me ish-deputen e PD-së Orjola Pampuri.
Teksa ishin të pranishëm në një takim ku diskutohej lidhur me Reformën e bërë nga ana e ministrisë së Shëndetësisë dhe mbrojtjes sociale për këtë kategori, Hysa ka deklaruar se opozitat gjithnjë premtojnë, po kur vijnë në pushtet e harrojnë kategorinë e personave me Aftësi të Kufizuara.
‘’Në 30 Qershor nuk ka zgjedhje, se paratë që duhet të ishin për ju janë çuar që të blehen zgjedhje, për të blerë deputetë që sot nuk janë pranë jush. Unë kam ngritur zërin për karrocat tuaja, që nuk plotësojnë nevojat tuaja, në një qytet që ndryshe nga sa reklamohet në media nuk ka rrugë për ju.
Pra zotërinj ju keni shumë arsye për të ngritur zërin dhe për të qenë të përfaqësuar, gjithçka që unë thashë është maja e ajsbergut. Më thoni sa % e juaja janë punësuar? Ka shumë prej jush vetëm se keni një paaftësi nuk kanë dot një punë, keni mbështetjen tonë maksimale për të gjitha nevojat tuaja. Është e rëndësishme që çdo qeveri të shohë prioritetet, me shumë respekt jam sot këtu dhe dua të flas thjesht ashtu siç flisni dhe ju”, u shpreh Pampuri.
“U falenderoj për fjalën tuaj zonja Pampuri, normalisht që fjala juaj i shërben motivit të personave me aftësi të kufizuar. Po dua të them se të qënurit në opozitë e bën më të lehtë nxitjen tuaj për zbatimin e kërkesave tona. Të njëjtën gjë ne kemi përjetuar edhe në parë, opozitarët na kanë thënë do të bëjmë këtë, dhe do të bëjmë atë, e njëjta gjë ka ndodhur dhe me pushtetarët e sotme, po nuk na kanë bërë ato që kanë premtuar. Edhe opozita e sotme që ka qenë në pushtet në 2005-së nuk zbatoi asnjë nga premtimet”, u shpreh Hysa.