Teksa marshonte nga Kryeministria drejt Parlamentit me telefonin ndezur, ish-kryeministri Sali Berisha ka përshëndetur anulimin e datës së zgjedhjeve nga Presidenti Meta.
Berisha: Vendim që bazohet në themelet e kushtetutshmërisë së vendit, një vendim i cili synon zgjidhjen dhe parandalimin e një konflikti të gjerë civil drejt të cilit po e çonte varrmihësi i pluralizimit politik Edvin Kristaq xhelati.
Por edhe pas këtij vendimi, Berisha ka përjashtuar mundësinë e një dialogu me kryeministrin Edi Rama, shkruan Ora News.
Ai është shprehur se dialogu me kryeministrin është i pamundur.