Në këtë të nxehtë të gjithë vrapojnë në det. Durrësi akoma po përgatitet për sezonin veror, por pushuesit kanë mbërritur. Plazhi ndër destinacionet kryesore të turizmit familjar dhe elitar është mbipopulluar për fundjavë.
Të ardhur nga vende të ndryshme, të gjithë, të vegjël e të rritur po shijojnë diellin, detin dhe rërën. Qetësia e këtij fillim sezoni por edhe permirësimi i shërbimeve turistike i sjell vizitorëtnë këtë qytet.
Por nuk është kjo e gjitha pasi siç duket në pamjet e mëposhtme, radhët kilometrike në autostradën Tiranë-Durrës janë kthyer në një makth për udhëtarët që e kanë përdorur sidomos gjatë ditës së sotme.
Trafiku i automjeteve është mjaft i rënduar dhe qytetarët shprehen të pakënaqur pasi ju duhet ta që për të mbërrituer në destinacion, të qëndrojnë për orë të tëra në diell.
(F.GJ/FAXWEB.AL)