Një ngjarje e rëndë ka ndodhur rreth orës 3 të mëngjesit të sotëm në Tepelenë, ku një person që ishte duke udhëtuar me mjetin e tij është qëlluar me breshëri plumbash.
Faxweb.al mëson se Saimir Gjoka ishte duke shkuar drejt banesës së tij në fshatin Turan kur është qëlluar me 30 plumba. Për pasojë ai ka mbetur i plagosur dhe është dërguar në spitalin e Tepelenës, jashtë rrezikut për jetën.
Policia ka shkuar në vendngjarje dhe po punon për të zbardhur shkaqet e kësaj plagosje që mund të kishte sjellë pasoja edhe më të rënda.
Njoftimi i policisë:
Rreth orëve të para të mengjesit në hyrje të fshatit Turan, shtetasi S.Gj., 30 vjeç, është qelluar me armë zjarri.
Për pasojë është plagosur lehtë në krah.
Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor dhe po punohet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.
Ndërkohë në momentin që policia ka shkuar në vendin e ngjarjes në Turan pas makinës që është qëlluar është gjetur dhe një shtetas tjetër që udhëtonte me makinën e tij.
Policia ka dyshuar dhe e ka shoqëruar në shtëpi ku nga kontrollet e ushtruara ka gjetur një sasi olënde narkotike e dyshuar si cannabis sativa të thatë dhe 200 rrënjë në tokë. Ndërkohë është bërë arrestimi i shtetasit Krenar Mamaj.
(E.K/Faxweb.al)