Ka përfunduar takimi i kryeministrit Edi Rama me ambasadorët e BE-së dhe shefen e zyrës së Ambasadës së SHBA në Tiranë, i cili kishte nisur prej një orësh e gjysëm në kryeministri.
Takimi është thirrur menjëherë pas dekretimit të presidentit Ilir Meta për anulimin e datës së zgjedhjeve, 30 qershor.
Para takimi me Ramën, ambasadorët e vendeve të BE-së, kanë zhvilluar një takim me kreun e delegacionit të BE-së në Tiranë, Luigi Soreca.
Pas takimit me ambasadorët burime bëjnë me dije se kreu i qeverisë do të niset pasditen e sotme në Bruksel, ku do të ketë disa takime me zyrtarë të lartë atje.
Rama pritet që të takohet në Bruksel me Frederika Mogherinin dhe me kreun e Komisionin Euopian Jean Claude Juncker. Mësohet se kjo vizitë e Ramës ka si qëllim diskutimin për çeljen e negociatave me Shqipërinë, vendimi final për të cilën do të jepen pas disa ditëve.
Ka pak gjasa që negociatat të çelen, pasi kundër Shqipërisë janë së paku 4 shtete, përfshirë dhe Gjermaninë, Francën apo Holandën.