Identifikohet shtetasi i gjetur ditën e djeshme në lagjen Nr.13 ,Durrës, i cili ishte mbytur në det.
Identifikimi është bërë nga familjarët e tij, të cilët janë njoftuar nëpërmjet medias pas njoftimit të dhënë nga Policia.
Trupi i pa jetë i përket shtetasit N.P., 86 vjeç ,banuese në lagjen Nr.15 ,Durrës. Nga kqyrja e trupit të viktimës u konstatua se nuk kishte shenja dhune, dhe vdekja kishte ardhur si pasojë e mbytjes nga uji.
Drejtoria Vendore e Policisë Durrës falenderon mediat për bashkëpunimin.
(E.K/Faxweb.al)