13:13 | 08/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

“Dekreti i Metës në mospërputhje me situatën”, Alimadhi: Të shkëputet nga të bërit opozitë si President

09:35 | 11/06/2019
në Aktualitet, Flash, Kryesore, Politikë, Te Fundit, Te Gjitha
0
“Dekreti i Metës në mospërputhje me situatën”, Alimadhi: Të shkëputet nga të bërit opozitë si President

Kreu i Partisë Balli Kombëtar dhe një kohësisht deputet i Kuvendit të Shipërisë, Adriatik Alimadhi deklaroi në studion e lajmeve të Fax News se, vendimi i Presidentit Ilir Meta për ç’dekretimin e dekretit mbi zgjedhjet e 30 Qershorit e vendos atë jo në lartësinë e duhur dhe sipas tij i shërben opozitës dhe jo vendit.

“Në parimin tim një burrë shteti duhet të shkëputet nga bërja opozitë me rolin e Presidentit. Pra Presidenti nuk është në përputhje me aktin dhe me situatën në të cilën ndodhet vendi. Ai duhet të jetë një burrë babaxhan, që duhet të jetë në lartësinë e tij. Vendimi i Presidentit nuk është në interes kombëtar. Pavarësisht se ne mendojmë se në këtë situatë nuk është e duhura për të shkuar në zgjedhje por ne kemi vendosur të hyjmë në përputhje me interesin kombëtar dhe publik. Këto nuk janë zgjedhje por nuk i takon presidentit. Më mirë të shkohet në këtë proces apo të kemi një sjellje të tillë politike. Ai ka ndaluar datën e zgjedhjeve por kush e ndalonte atë të mundësonte dialogun, por merren akte komuniste në mbështetje të disa simpatizantëve dhe të opozitës”.

Alimadhi tha se ka ardhur koha që politikanët të mos sillën më në këtë mënyrë përjashtuese dhe konfliktuale, duke argumentuar se një sjellje e tillë është trashëgimi e sistemit komunist.

“Njerëzit nuk mund të sillen kështu, as të lëshojnë deklarata ku askush nuk i provon akuzat që bën. Ka ardhur koha ti jepet fund një sjelljeje të tillë. Sjellja politike në Shqipëri vjen si trashëgimi e sjelljes komuniste e cila vetëm i vjedh shqiptarët, i grabit, i lodh ata. Unë mendoj se ka ardhur një kohë krejt tjetër, jo të rendim jashtë institucioneve. Presdientit i jep Kushtetuta kompetenca të japë dekrete jo të heq dekrete”.

Duke folur rreth mundësisë së dialogut politik, Alimadhi tha se nuk e sheh të arsyeshme opozitën e bashkuar të kthyer pas me figurat e vjetra të politikës që sipas tij, e vodhën këtë vend ndërkohë që kujtoi se Rama ka dërguar disa ftesa për dialog të cilat janë refuzuar nga opozita. “Unë them më mirë që ky vend të shkojë diku, të respektohen institucionet, se sa opozita të sillet në këtë mënyrë dhe presidenti të anullojë zgjedhje”, shtoi deputeti.

Ai u pyet nga gazetarja Armela Ferko edhe lidhur me nismën e mazhorancës për mbledhjen e firmave të deputetëve për shkarkimin e presidentit. Alimadhi u përgjigj se Balli Kombëtar është në mbështetje të interesit kombëtar dhe jo të figurave të vjetra politike që sipas tij e kanë penguar zhvillimin e vendit duke mos e thënë shprehimisht nëse do ta mbështeste këtë nismë. Alimadhi hodhi edhe akuza të forta ndaj poklitikanëve shqiptarë duke filluar që nga Fatos Nano dhe duke mbaruar tek Edi Rama por nuk la pa përmendur në këtë kontekst edhe Metën, Kryemadhin, Bashën dhe Berishën, duke thënë se janë ata përgjegjësit kryesor të situatës ku ndodhet vendi.

“Është fatkeqësi e madhe që ky vend të drejtohet nga alternative e majtë, dhe kjo ndodh për faj të Partisë Demokratike e cila nuk bëri asgjë për gjakmarrjen, për ligjin 7001 apo për ish-të përndjekurit. Ajo nuk ka një ideologji të papërcaktuar. Pra del Fatmir Mediu e na thotë që të krijohet një  qeveri nën drejtimin e Kastriot Islamit, të Ylli Bufit a ku di unë, e kuptoni çdo të thotë kjo. Pra kjo parti nuk është shkëputur nga mendësia komuniste, madje bashkëpunon me ta”, tha Alimadhi.


(F.GJ/FAXWEB.AL)

Etiketa: ADRIATIK ALIMADHEIDEKRETI METESZGJEDHJET E 30 QERSHORIT
Pas

”Ik pirdhu, t’ia kalosh mirë aty ku ha pilaf”, plas keq mes Manjanit dhe Gjonit: S’rri në mëshirën e Monikës unë!

Para

Video/ ”Ju vraftë Zoti, ju qërrofshin sytë!”, Ceka ‘breshëri’ mallkimesh: I zëntë bukën e kalamajve

Para
Video/ ”Ju vraftë Zoti, ju qërrofshin sytë!”, Ceka ‘breshëri’ mallkimesh: I zëntë bukën e kalamajve

Video/ ''Ju vraftë Zoti, ju qërrofshin sytë!", Ceka 'breshëri' mallkimesh: I zëntë bukën e kalamajve

Discussion about this post

 



Të Fundit

Foshnja dhe gruaja u gjetën të pajeta në një park të Romës, detaje nga hetimet: Viktimat ishin lakuriq, kanë vdekur në kohë të ndryshme! Misteri i gruas së veshur me të zeza

Ishte bllokuar në plazhin e Akuariumit, policia i vjen në ndihmë turistit amerikan

Test për qeverinë Vuçiç/ Mbahen zgjedhjet lokale në dy komuna të Serbisë, qendrat e votimit hapen pas bllokadave të studentëve

Balliu në takime intensive në Berlin: Farsa elektorale e Ramës nuk duhet të pengojë aspiratën europiane të Shqipërisë

Skandal me zë dhe figurë – PD akuzon kryetaren e komanduar të Bashkisë Tiranë, Anuela Ristani, për abuzim me detyrën dhe shpërdorim të pasurive publike për përfitime personale

Referendumi për shtetësi polarizon shoqërinë në Itali

Zjarri në fushën e mbetjeve në Vlorë, nën hetim Drejtori i Ndërmarrjes së Pastrimit të bashkisë! Procedohet dhe përgjegjësi i Bordit të Kullimit bashkë me tre punonjës

Vodhi një shumë parash në kasafortën e kishës, shpallet në kërkim 55-vjeçari në Vlorë

PL: Strehimi është kthyer në luks për shumicën e shqiptarëve, një ndër faktorët që po nxit largimet nga vendi

Aksioni ku u kapën 6 kg heroinë në Kapshticë, arrestohet drejtuesi i mjetit që transportonte drogën dhe 4 punonjës policie

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.