Numri i azilkërkuesve të rinj në Bashkimin Europian është rritur ndjeshëm në muajt e parë të vitit 2019, shkruan agjencia e lajmeve dpa. Kjo vjen si pasojë e krizës në Venezuelë.
Sistemi paralajmërues i BE që jep të dhënat për katër muajt e parë të këtij viti, shënon, se në këtë hapësirë kohore janë regjistruar 206.500 kërkesa për azil, krahasuar me 179.000 në të njëjtën kohë vitin e kaluar. Të dhënat i ka publikuar autoriteti europian i azilit, EASO.
Shqiptarët pas venezuelanëve dhe kolumbianëve
Në të njëjtën kohë është rritur numri i kërkesave për azil nga shtete, qytetarët e të cilave hyjnë në zonën Shengen pa vizë. Mes tyre Venezuela, Kolumbia, Shqipëria dhe Gjeorgjia.
Venezuela e goditur rëndë nga kriza ekonomike renditej në mars pas Sirisë dhe para Afganistanit ndër vendet kryesore nga vijnë azilkërkues që kërkojnë ndihmë.
Sipas raportimit të “Funkemedien- Gruppe” numri i azilkërkuesve nga Venezuela është rritur me 121% në katër muajt e këtij viti.