Partia Socialiste ka festuar ditën e sotme 28-vjetorin e krijimit të saj, datë kjo që përkon dhe më ditën e lindjes së kreu të Partisë Demokratike Lulzim Basha.
Dukt se kreu i PS, Edi Rama nuk e ka anashkaluar aq lehtë këtë pjesë duke bërë kështu një urim dhe për ditëlindjen e PS por dhe atë të Lulzim Bashës.
Nga Lushnja ku ndodhej për takimin e tij elektorali Rama e ka uruar kreun e demokratëve.
“Sot është ditëlindja e PS-së, është edhe ditëlindja e Lulzim Bashës, kështu që i uroj shëndet, por jo fitore. Megjithëse kam përshtypjen se edhe sikur ta linin të hynte vetëm në zgjedhje prapë nuk fiton dot”,– u shpreh Rama.