01:03 | 13/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Deklarata e pazakontë e Murrizit: Ishalla nuk ndodh si në ’81-in me Mehmetin, jeni të mrekullueshëm

15:43 | 13/06/2019
në Aktualitet, Flash, Kryesore, Politikë, Te Fundit, Te Gjitha
0
Murrizi e nis me batutë detyrën e nëkryetarit: Nuk lejohet replika mbi replikë, por flisni meqë drejtoj unë

Një deklaratë të pazakontë ka bërë ditën e sotme në seancën plenare deputeti Myslim Murrizi kur ka krahasuar situatën në të cilën ndodhet momentalisht presidenti Ilir Meta me atë të ish-kryeministrit të regjimit monist, Mehmet Shehut në vitin 1981.

Deputeti tha se shpresonte që të mos ndodhte ajo që ndodhi me Mehmet Shehun në Dhjetor të vitit 1981 duke nënkuptuar se e kishte fjalën për Presidentin Meta por pa përmendur emër.

“Nuk jam këtu as për të bërë gjykatësin dhe për të bërë Metën armik, as për të bërë avokatin dhe ti dal në krah, por për qytetarët të cilët që prej 5 ditësh nuk e dinë se çfarë po bëhet.

Në paragrafin e fundit të rezolutës thuhet se Kuvendi i bën thirrje presidentit të reflektojë. Kjo nuk është as më shumë dhe as më pak se një fletë rrufe. Kurrë s’ka pasur marrëveshje në të mirë të qytetarëve shqiptarë. Ndarja e karrigeve të pushtetit është një hall i madh. Nuk e di pse është kaq sekëlldi. Rama i ka dërguar në këto tre javë 7 letra Bashës, edhe Meta kishte të drejtë t’i çonte një letër Klement Zgurit. Kur i është dashur për të ndarë pushtet dhe për të vjedhur taksat jeni marrë vesh që nga 1991 kur bëtë qeverinë mikse me komunistë nga PS dhe PD. Bëtë pazar në 2007.

Sa herë që shkojmë buzë Europës ka një pazar që shitet si marrëveshje për të shpëtuar popullin. Presidenti deklaroi se këto ditë ka takuar edhe Ramën, edhe Bashën, edhe Berishën, Monikën s’ka nevojë ta thotë’. Unë e di që pazaret që kërkoni të rrisni në këtë situatë artificiale është një hall i përbashkët. Hera e parë në këtë parlament u votua në rezultatin 20 me zero kur çifti i ambasadorëve u puth në Llozhe. Unë besoj që do kemi Pazar prap.

Lërini këto fletë-rrufe dhe bashkohuni bashkë me ne të opozitës së re që në total bëhemi 123 dhe të bëjmë ndryshimet rrënjësore kushtetuese. Megjithatë jeni të mrekullueshëm sepse na latë vetëm nga tre minuta kohë për të folur. Ata të cilët kanë dalë rrugëve prej 5 muajsh i gënjejnë militantët, hajde se do ti rrëzojmë sot e hajdeni se do ti rrëzojmë nesër. Me këtë lojë që keni nisur ishalla nuk kthehemi prap si në ‘81-in siç ndodhi me Mehmetin”, tha Murrizi duke nënkuptuar se vendi po shkon drejt një qeverisjeje totalitare si dhe duke dhënë një mesazh nga ana e tij në adresë të Metës.

Deklaratat e Murrizit vijnë edhe pas një deklarate që ka bërë Presidenti përpara disa muajsh kur sapo kishte nisur kruiza politike i cili deklaroi nga Korça se për stabilitetin dhe demokracinë në vend ishte gati jo vetëm të dorëzonte postin që mban por edhe të jepte jetën.

Në Dhjetor të vitit 1981 një natë pas mbledhjes së famshme te byrose  që mori emrin “për krushqinë”, Mehmet Shehu u gjet i vdekur në shtrat në shtëpinë e tij dhe me një pistoletë pranë, ku sipas variantit zyrtar deri më tani, bëhet fjalë për një vetë-vrasje.

(F.GJ/FAXWEB.AL)

Pas

Spitali Amerikan – Kirurgjia estetike në stinën e dasmave

Para

Vajzat mbulojnë shtëpinë me pudër, babai i ‘dënon keq’ të voglat (VIDEO)

Para
Vajzat mbulojnë shtëpinë me pudër, babai i ‘dënon keq’ të voglat (VIDEO)

Vajzat mbulojnë shtëpinë me pudër, babai i 'dënon keq' të voglat (VIDEO)

Discussion about this post

 



Të Fundit

Ndihmës Sekretari i Shtetit arrin në Kosovë, SHBA thekson prioritetet për stabilitet dhe zhvillim rajonal

Shkodër – Gjetet pa shenja jete në makinë, dyshohet për arrest kardiak

Arrihet marrëveshja historike! Franca bie dakord për krijimin e shtetit të ri “Kaledonia e Re”

Dhjetëra deputetë britanikë letër qeverisë: Të njohim Palestinën si shtet!

Ndarja nga jeta e ish-ambasadorit gjerman në Shqipëri! Berisha: Mik i shquar i ditëve më të vështira të shqiptarëve

Panik në ajër, avioni i nisur nga Kroacia përfshihet nga flakët mbi Itali

Sllovakia synon të arrijë marrëveshje me BE-në për ndërprerjen e furnizimeve me gazin rus, Fico: Kemi afat deri të martën!

Shkodër/ Shpërthen bombël gazi në një banesë, dëmtohet pronari

Serbët, provokime në Srebrenicë/ Në ditën e përvjetorit, vendosin muzikë nacionaliste!

Rusia paralajmëron kundër aleancës së sigurisë që synon Korenë e Veriut

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.