E ftuar sot në “Trokit”, këngëtarja shumë e dashur për publikun, Blerina Braka ka treguar se e ka fshirë nga Youtube këngën “Se parfe” për të cilën ka shpenzuar mijëra euro duke e quajtur skandaloze.
“Ishte një këngë idjote, kam shpenzuar 6000 euro. Skandaloze. Lekë të hedhura kot, në plehra. E kam hequr nga Youtube. I jep lekët pak nga pak dhe në fund thua çfarë bërë?”, u shpreh Blerina.
Këtë këngë Blerina e publikoi në vitin 2010 në bashkëpunim me Noizy-n dhe Lil Kolin.