20:35 | 17/05/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Deklarata e fortë e të përndjekurve: I nxorën nga Kuvendi, tani do ti arrestojnë dhe pushkatojnë

16:38 | 14/06/2019
në Aktualitet, Flash, Politikë, Te Fundit, Te Gjitha
0
Deklarata e fortë e të përndjekurve: I nxorën nga Kuvendi, tani do ti arrestojnë dhe pushkatojnë

Shoqata Antikomuniste e të Përndjekurve Politikë të Shqipërisë ka daolë me një deklaratë për mediat lidhur me arrestimet e shumta sipas saj  të kundërshtarëve politikë që kolmojnë me ato të djeshmet në Qarkun e Elbasanit ku dhjetra protestues u arrestuan dhe shoqëruan në polici për shkak se penguan lëvizjen e eskortës së kryeministrit Rama në Librazhd.

“Sot më qartë së kurë shihet që vendi po rrëshket drejt rikthimit në diktaturë gjë që ne të përndjekurit politikë antikomunistë e kemi paralajmëruar publikisht në mënyrë të vazhdueshme” shkruhet në këtë deklaratë.

Me protestën e shtatorit të vitit 2017 kundër emërimit të Gramoz Ruçit në krye të Kuvendit, , kjo shoqatë shprehet se ka paralajmëruar faktin që në Shqipëri po përgatitej rikthimi i diktaturës komuniste dhe shton më tyej se, vetëm dy vjet më vonë paralajmërimi i saj është bërë një realitet.

Duke përmendur shoqërimet dhe arrestimet e herëpashershme të protestuesve të opozitës, të përndjekurit shprehen: “Të gjitha këto janë prova të qarta që diktatura komuniste është rikthyer de fakto e de jure duke u bërë kërcënimi nr 1 për shqiptarët dhe Shqipërinë. Në këto kushte ne të përndjekurit antikomuniste kërkojmë ndalimin e dhunës dhe arrestimeve politike si dhe lirimin e menjëhershëm të të gjithë të burgosurve politikë”.

“I kujtojmë kryetarit te PD z. Lulzim Basha se e kemi paralajmëruar dy vjet më parë për rrezikun që i kanosej opozitës dhe vendit nga rikthimi në pushtet i xhelatëve komunistë. I kemi thënë që do ti nxjerrin nga parlamenti, do ti arrestojnë madje edhe do ti pushkatojnë dhe kjo tani është një realitet të cilin ne e kishim vuajtur 75 vjet, me të cilët po përballet tani edhe vetë PD”, shkruhet ndër të tjera në këtë deklaratë.

Deklarata e plotë:

Shoqata Antikomuniste e të Përndjekurve Politikë të Shqipërisë ndjehet tejet e shqetësuar nga vala e dhunës dhe arrestimeve të kundërshtarëve politikë nga qeveria që kulmon me arrestimet mbrëmë në qarkun e Elbasanit. Vërejmë me shqetësim të madh se shumica e të arrestuarve politikë nga qeveria si sot edhe në protestat e kaluara të opozitës janë të përndjekur politikë antikomunistë apo pjesëtarë të këtyre familjeve për të cilët besojmë se janë shënjestra të zgjedhura politikisht sipas parimeve të luftës së klasave të zbatuara nga komunistët që nga viti 1943 e deri me sot. Sot më qartë së kurë shihet që vendi po rrëshket drejt rikthimit në diktaturë gjë që ne të përndjekurit politikë antikomunistë e kemi paralajmëruar publikisht në mënyrë të vazhdueshme.

Në protestën tonë të organizuar në shator të vitit 2017 për të kundërshtuar zgjedhjen e në krye të Kuvendit të Shqipërisë të ministrit të fundit të brendshëm të diktaturës komuniste Gramoz Ruci, ne konstatuam dhe paralajmëruan faktin që në Shqipëri po përgatitej rikthimi i diktaturës komuniste dhe vetëm dy vjet më vonë paralajmërimi ynë është bërë një realitet. Sot Shqipëria ka me qindra të arrestuar e të penalizuar politikë, një parlament pa opozitë, pa Gjykate Kushtetuese e Gjykate te Lartë, me një prokurori e institucionet e tjera të drejtësisë e sigurisë të kapura politikisht nga qeveria e të mbushura me xhelatë të komunizmit, autorë të krimeve kundër njerëzimit dhe gjenocid dhe nën kërcënimin e izolimit pas vendimeve e tendencës së disa vendeve Evropiane për rikthimin e vizave për shqiptarët. Të gjitha këto janë prova të qarta që diktatura komuniste është rikthyer de fakto e de jure duke u bërë kërcënimi nr 1 për shqiptarët dhe Shqipërinë.

Në këto kushte ne të përndjekurit antikomuniste kërkojmë ndalimin e dhunës dhe arrestimeve politike si dhe lirimin e menjëhershëm të të gjithë të burgosurve politikë.

Ne të përndjekurit politikë antikomunistë kemi mbështetur dhe mbështesim aksionin dhe reagimin e opozitës për ndalimin e rivendosjes së diktaturës në Shqipëri dhe i kërkojmë lidershipit e saj të organizojë e te intensifikojë qëndresën ndaj përpjekjeve të qeverise ish komuniste për të rikthyer regjimin e etërve të tyre politikë e gjenetikë. I kujtojmë kryeartit te PD z. Lulzim Basha se e kemi paralajmëruar dy vjet më parë për rrezikun që i kanosej opozitës dhe vendit nga rikthimi në pushtet i xhelatëve komunistë. I kemi thënë që do ti nxjerrin nga parlamenti, do ti arrestojnë madje edhe do ti pushkatojnë dhe kjo tani është një realitet të cilin ne e kishim vuajtur 75 vjet, me të cilët po përballet tani edhe vetë PD. Ne besojmë se ky është një moment ku opozita ka detyrimin politik të reflektojë në qëndrimet e saj ndaj komunizmit dhe komunistëve në se dëshiron seriozisht ti jap fund pushtetit të tyre dhe përpjekjeve për rikthimin e diktaturës në Shqipëri. I kujtojmë z. Basha dhe drejtuesve të tjerë të PD-së se marrëveshjet me komunistët janë të pa mundura dhe për ketë kemi dëshmitarë historinë. Të gjitha që keni bërë me ta, nga marrëveshja e Mukjes në 1943 e deri tek ajo Basha- Rama në 2017 janë tradhëtuar e braktisur prej tyre. Ne dhe ata kemi pasur e kemi qëllime e ideale të ndryshme: në Shqipërinë, lirinë dhe demokracinë ata pushtetit me çdo kusht e mjet e ngado që të vijë. Ka arsye e prova të mjaftueshme që këtë situatë e moment vendimtar opozita të ndërtojë e organizojë një rezistence e aksion politik që jo vetëm do të mund të ndalonte revanshin neokomunist por të shkëpuste një herë e mirë vendin nga peng marrja e komunizmit dhe komunistëve. Lulzim Basha ka detyrimin të ndalojë rikthimin e diktuarës dhe ndalimi i votimeve komuniste të 30 qershorit si vendim e deklarim politik e publikë i rivendosjes se diktaturës është një kusht i panegocieshëm.

Ne të përndjekurit politikë antikomunistë të Shqipërisë me besimin tek vlerat e parimet e demokracisë perëndimore i bëjmë thirrje qeverive e përfaqësive diplomatike të vendeve dhe organizatave mike e partnere SHBA, Gjemani dhe vendeve të tjera të BE. NATO, OSBE etj të ushtrojnë gjithë ndikimin e presionin e mundshëm për të ndalur rikthimin e diktaturës në Shqipëri. Fillojeni duke mos përkrahur më qeverinë neokomuniste të Ramës. Mos bëni serish gabimet e paraardhëseve tij në 1944-45 që ndihmuan instalimin e komunistëve në pushtet.

I bëjmë thirrje të gjithë të përndjekurve politikë antikomuniste dhe të gjithë antikomunistëve shqiptarë të ndjekin me vëmendje zhvillimet, të kuptojnë e të reagojnë ndaj përpjekjeve të hapura të qeverisë neokomuniste për të rikthyer lemerinë politike të etërve të tyre. Ne e dimë më mirë se kushdo se çfarë është diktatura prandaj na del detyrimi të reagojmë të parët e me çdo mënyrë e mjet në dispozicion kundër rikthimit të saj. Rezitenca antikomuniste ishte dhe mbetet detyrimi e objektivi ynë parësor.

Numërimi mbrapsht ka filluar!

Kryetari

Nebil Çika

(F.GJ/FAXWEB.AL)

Pas

Kërcënimi që vjen nga arrestimi i Suela Mustës! Gazetari vë alarmin: Jeton ende me mobiljet e diktaturës, fajtor edhe unë!

Para

Kryebashkiakët kërkojnë zbatimin e vendimit të Metës, reagon kryeministri Rama (I ngatërron mbiemrin Bashës)

Para
A do të ketë një ’97-të tjetër? Edi Rama: Nuk na tund njeri nga 30 Qershori

Kryebashkiakët kërkojnë zbatimin e vendimit të Metës, reagon kryeministri Rama (I ngatërron mbiemrin Bashës)

Discussion about this post

 



Të Fundit

Hasani mikpret Zëvendëskryeministren për Integrimin Evropian të Moldavisë: Bashkëpunim për integrimin

Gara e fortë në Lezhë! Kontestohet një votë, PS pretendon se është e pavlefshme, por…

“Shqipëria e ka vendin në BE”, Macron falënderon Ramën për mikpritjen: Franca ju mbështet në këtë rrugëtim!

Sot, finalja e Eurovizion, “Zjerm” pritet të ndezë skenën, Suedia favorite për të fituar

Numërimi i votave të diasporës nga Greqia, përfundon procesi për disa nga qytetet

Lufta në Ukrainë/ Trump do të zhvillojë bisedë telefonike me Putin dhe Zelensky

Nën dyshimin për spiunazh, kush janë 3 iranianët që dalin para gjykatës së Londrës

Vota e diasporës, dalin 50 vota më shumë në kutitë e fundit, Tabaku i ankohet Celibashit

Lavrov dhe Rubio në bisedë telefonike, diskutojnë rezultatet e bisedimeve në Turqi

Marrëveshje mes Rusisë e Ukrainës? Ja çfarë u propozon Vuçiç palëve

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.