Zbardhen emrat e të ndaluarve pas superaksionit të policisë të ndërmarrë gjatë orëve të para të mëngjesit të sotëm në qytetin e Elbasanit.
Sipas burimeve bëhet me dije se emrat e të ndaluarve janë:
Florenc Çapia
Marjus Lulaj
Endri Çopja
Ervis Stefan Bardhi
Etien Astrit Cani
Bledar Karaj
Adem Boriçi
Artan Drazhi
Kerkim Shkelqim Sula
Suela Musta
Izmir Hajdari
Andrea Nathanaili
Ervin Tahiri dhe Hekuran Gjeli
Kujtojmë se forcat RENEA kanë zhvilluar një operacion blic në Elbasan që ka nisur mbrëmjen e kaluar dhe ka përfunduar mëngjesin e sotëm, ku ndër të arrestuarit nga policia ishte edhe Florenc Çapja anëtar nga fisi i të fortëve të Elbasanit.
Gjatë hetimit të fisit Çapja është zbuluar skema e korrupsionit me anëtarë të bordit të AMA-s, kështu që në pranga kanë rënë edhe dy persona me profesion gazetarë.
Bëhet fjalë për Suela Mustën, anëtare e bordit të AMA-s me profesion gazetare dhe Andrea Nathanaili, pedagog dhe njëkohësisht pjesë e AMA-s.
Dy gazetarët akuzohen për favorizim të dhënies së një licence kabllori kundrejt fisit Çapja në Elbasan (lexo këtu).
Po ashtu nga operacioni i policisë në Elbasan, është bërë i mundur zbardhja e identitetit të vërtet dhe publikimi i emrit të tij në listën e të shpallurve në kërkim të Suel Çelaj, emri i të cilit është ndryshuar në Marjus Lulaj. 30-vjeçari, Çelaj është një ndër të personat e shumëkërkuar, të akuzuar për tentativë vrasje të efektivëve të policisë së Elbasanit, në incidentin e rëndë të ndodhur në tregun agro-ushqimor të këtij qyteti më 18 shtator të vitit 2017.
Çela i konsideruar si person me rrezikshmëri të lartë u vendos në kërkim policor pasi gjykata ka vendosur “Arrest me burg” ndaj tij për veprën penale “Vrasje e punonjësve të policisë mbetur në tentativë”. Incidenti i shtatorit të 2017 do të kalonte me jo pak tensione dhe do të shkaktonte një reagim të madh në radhët e policisë, ndërsa sipas Prokurorisë së Krimeve të Rënda mjetin “Audi” që goditi policinë e ka drejtuar Suel Çela.
![Suel Cela (1)](http://www.balkanweb.com/wp-content/uploads/2018/12/Suel-Cela-1.jpg)