Ylli i muzikës pop Madonna kujdeset që në çdo rast të bie në sy me sjelljen prej mbrëtëreshe kudo që shkon.
Një person pranë këngëtares së famshme, tregon kërkesat e saj të çmendura dhe sa e vështirë është të qëndrosh pranë saj në momente të caktuara, veçanërisht gjatë udhëtimeve.
Disa ditë më parë Madonna u ankua se nuk mund të shkonte në tualet pasi dyshemeja ishte shumë e ftohtë.
Ajo këmbënguli për minuta të tëra të ngrohej, por piloti i tha me mirësjellje që kjo nuk ishte e mundur për momentit.
Nëse do të plotësohej dëshira e saj, ai do të kishte problem me drejtimin e avionit. Megjithatë Madonnës nuk i interesoi.
Sa i përket hotelit ku qëndron Madonna, diva ka disa kërkesa edhe për suitën ku do të kalojë natën.
Ajo do të ketë piano të madhe dhe kërkon që dhoma të jetë e mbushur plotë me trëndafila rozë, kërkon një djathë shumë të veçantë, avokado dhe fruta të sezonit të gjitha të dekoruara bukur.
(E.K/Faxweb.al)