21:10 | 16/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Vdes truproja i Ramës?! Reagon prerë Ministria e Brendshme

12:24 | 15/06/2019
në Aktualitet, Flash, Kryesore, Politikë, Te Fundit, Te Gjitha
0
Denoncimi i fortë te Berisha: Vdes një nga truprojat e Ramës, tjetri në gjendje të rëndë. Policia fsheh ngjarjen

Ministria e Brendshme ka reaguar lidhur me një denoncim të bërë publik nga ish-kryeministri Berisha, ku thuhej se një prej truprojave të Ramës kishte ndërruar jetë, dhe një tjetër ndodhej në gjendje të rëndë.

Ministria shprehet se asnjë prej truprojave të Ramës nuk ka pësuar lëndime, dhe këto zëra janë qëllime keqdashëse të ish-kryeministrit Sali Berisha. (Lexo edhe këtu denoncimin e Berishës) 

Ministria ka dhe një rekomandim për mediat: MB fton mediat që kanë publikuar këtë insinuatë kaq flagrante dhe në shpërfillje të plotë të parimeve profesionale të gazetarisë që të distancohen nga praktika të tilla, që të përgënjeshtrojnë njoftimin e dhënë dhe të marrin masa që në të ardhmen të mos ndodhin më raste të ngjashme dezinformimi.

Reagimi i Ministrisë së Brendshme:

Ministria e Brendshme nuk angazhohet në përgënjeshtrimin publik të insinuatave apo lajmeve të rreme që publikohen nëpër rrjetet sociale.

Por kur media të caktuara, që pretendojnë seriozitet dhe përgjegjshmëri publike, bëhen zëdhënës të tyre, Ministria e Brendshme e quan me dobi publike reagimin.

MB hedh poshtë me neveri insinuatën e turpshme të publikuar sot në disa media për kinse humbje jete apo plagosje të truprojeve të Kryeministrit gjatë provokimeve nga disa protestues të Partisë Demokratike në Librazhd, më datë 13.06.2019.

Nuk ka pasur kurrfarë problemi për jetën dhe shëndetin e truprojeve të Kryeministrit gjatë veprimtarisë së zhvilluar në Librazhd, apo në qarqet e tjera të vendit gjatë këtyre ditëve.

Ministria e Brendshme fton median e përgjegjshme dhe opinionin publik që të jenë shumë të kujdesshëm me insinuata të kësaj natyre haluçinante, të cilat kanë shpesh herë të njëjtin burim dezinformimi dhe që synojnë vetëm një gjë: krijimin e një klime pasigurie dhe paqartësie në vend.

MB i kujton opinionit publik se nga i njëjti burim, që ka publikuar së pari insinuatën e sotme, vetëm përpara pak ditësh, u përhapën trillime monstruoze që synonin të kompromentonin Policinë e Shtetit dhe t’i ngarkonin asaj paturpësisht përgjegjësinë për goditjen e dy protestuesve gjatë protestës së datës 2 qershor 2019, të cilat, siç u provua botërisht, kishin ardhur nga protestues të tjerë.

MB fton mediat që kanë publikuar këtë insinuatë kaq flagrante dhe në shpërfillje të plotë të parimeve profesionale të gazetarisë që të distancohen nga praktika të tilla, që të përgënjeshtrojnë njoftimin e dhënë dhe të marrin masa që në të ardhmen të mos ndodhin më raste të ngjashme dezinformimi.

(E.K/FAXWEB.AL)

Etiketa: ministria e brendshmetruproja e rames
Pas

Frikë nga protesta, Rama anulon takimin në shesh: Fshihet tek një resort privat

Para

‘’Për të papunët që puna po i lidh me ne!”, anëtari i KQZ-së: Na janë sulur me shantazhe, nuk kam përfituar nga asnjë pushtet!

Para
‘’Për të papunët që puna po i lidh me ne!”, anëtari i KQZ-së: Na janë sulur me shantazhe, nuk kam përfituar nga asnjë pushtet!

‘’Për të papunët që puna po i lidh me ne!”, anëtari i KQZ-së: Na janë sulur me shantazhe, nuk kam përfituar nga asnjë pushtet!

Discussion about this post

 



Të Fundit

Më shumë se 20 palestinezë u vranë nga Izraeli pranë vendeve të ndihmës në Gaza

Konflikti i armatosur mes Izraelit dhe Iranit, krahasimi i sistemeve të tyre politike

Ministri i Jashtëm izraelit: Nuk themi se Khamenei është objektiv, por as nuk e mohojmë

Brukseli, gati të pranojë tarifën prej 10% nga Shtetet e Bashkuara

Laura Fazliu fiton medalje të bronztë në Kampionatin Botëror të Xhudos

SHBA shtyn bisedimet për zbutjen e tensioneve me Rusinë, Moska: Shpresojmë që pauza të mos zgjasë shumë

Begaj publikon foton me liderët e Evropës Juglindore: Shqipëria ka qëndrim të qartë e të prerë për zgjidhje paqësore të konflikteve, BE të na mbështesë

Presidentja Osmani: Serbia, shteti i vetëm që u shpreh kundër deklaratës së përbashkët

Po lahej në det, mbytet në Durrës turistja 79-vjeçare nga Sllovakia / Dyshimet e para

Netanyahu: Kemi informacione nga Inteligjenca, Irani mashtron në negociatat ne SHBA

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.