23:50 | 22/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

“Arrestimi i gazetares shantazh për tjetër kënd”, Armand Maho: Media përgjegjëse për veprimet e Ramës

17:39 | 15/06/2019
në Aktualitet, Flash, Kryesore, Politikë, Te Fundit, Te Gjitha
0
“Arrestimi i gazetares shantazh për tjetër kënd”, Armand Maho: Media përgjegjëse për veprimet e Ramës

Gazetari, Armand Maho ishte i ftuar në studion e lajmeve të Fax News ku foli kryesisht për arrestimin e gazetares Suela Musta e cila u ndalua gjatë një operacioni blic të policisë gjatë ditës së djeshme, si dhe për aktualitetin politik në vend.

Maho tha se arrestimi i saj është i padrejtë dhe i pa shpjegueshëm në rrugë ligjore, duke argumentuar se me këtë akt shantazhues, sipas tij, është një kërcënim për të gjithë gazetarët dhe bëhet me qëllim.

“Ky është një kërcënim për gjithësecilin prej nesh, për çdo gazetar që jeton në këtë vend dhe bëhet me qëllim për të ushtruar presion. Të dërgosh RENEA-n në shtëpinë e një zonje si të kishte të bënte me një celulë terroriste, me një baba në shtratin e vdekjes dhe Sonila që është edhe vetë e sëmurë, do të thotë të veprosh me dy standarte. Prandaj them se situata është alarmante. Kërkojnë ta lidhin me deomos emrin e Sonilës me Çapjat e Elbasanit. I dërgohet RENEA një plaku dhe një zonje në shtëpi, ky është një mesazh për të gjithë”, tha ndër të tjera Maho.

Ai theksoi se kryeministri Rama është produkt i medias dhe në njëfar mënyre sipas tij, kjo e fundit është përgjegjëse për  veprimet e tij.

“Rama ka armiq jo mediat por gazetarët. Dhe ka gjetur një rreng për t’ju bërë presion të tjerëve. Në fakt unë prisja një reagim më të fortë nga kolegët, ndoshta kjo vjen edhe nga që shumë nuk e njohin nga afër Suelën, pasi është shkëputur nga terreni. Përveç kësaj prisja, një reagim më të fortë nga ata që e kanë njohur.

E kam thënë, Rama është produkt mediatik, atje ku është sot mediat e gazetarët me veprimet dhe mos veprimet e tyre kanë bërë që Rama te bëjë veprime të tilla që në njëfarë mënyre e bën një pjesë të  medias përgjegjëse. Ai intimidoi e kërcënoi edhe gazetaren tuaj, pse(?)Sepse keni një frymë tjetër”.

Gjatë kohës që Maho po fliste në studio me gazetaren Armela Ferko, televizioni Fax News bëri një lidhje të drejtëpërdrejtë nga Shkodra ku kryetarja e Bashkisë së këtij qyteti mbajti një deklaratë të jashtëzakonshme për mediat.

Ademi foli për kërcënimet që u janë bërë punonjësve të bashkisë për shkak se kanë vendosur t’i binden dekretit të Presidentit për shtyrjen e datës së zgjedhjeve (lexo këtu).

Në lidhje me këtë situatë mjaft të tensionuar në Shkodër por edhe në rang vendi në përgjithësi, Maho tha se qeveria dhe prokuroria nuk kane kërcënuar drejtpërdrejt por iu kane çuar listat bandave. Ai shtoi se, nëse vazhdohet në këtë linjë, dhe kryeministri ndërkohë nuk ofron një zgjidhje, mund të arrihet një një përplasje të pashmangshme civile.

“Nëse drejtori do ta bënte një gjë të tillë atij do t’i kërkoje llogari, por një kryetar bande s’ke çi bën. Kryeministri duhet t’i jap zgjidhje. Nuk e di por nëse vazhdohet do të mund të arrijmë në një përplasje të pashmangshme civile. Është e papranueshme që Partia Socialiste të fitojë 61 bashki. Ata thonë se i kanë të fituara por unë nuk besoj se i kanë zgjedhjet të fituara, kjo është frika edhe e Edi Ramës që nuk do ta çojë vendin në gjedhje dy palëshe edhe me opozitën”.

(F.GJ/FAXWEB.AL)

Etiketa: armand mahoSUELA MUSTA
Pas

VIDEO/ Rama pritet me protesta në Korçë. Banorët tentojnë bllokimin e rrugës, përplasje me policinë

Para

Prestigjozja gjermane hedh ‘bombën’: Shqipëria, narko-shteti i Evropës

Para
Kriza politike në vend, kush janë socialistët që kritikuan hapur Ramën

Prestigjozja gjermane hedh 'bombën': Shqipëria, narko-shteti i Evropës

Discussion about this post

 



Të Fundit

Pas sulmeve amerikane në Iran, Medvedev: Disa vende do furnizojnë Teheranin me armë bërthamore

Zjarre në Greqi, përfshihet nga flakët zona pyjore në Rodos

Pas sulmeve të SHBA në Iran, Rama: Kjo nuk është një çështje armësh bërthamore, por e një regjimi që thërret për shfarosje

Turistja 66-vjeçare nga Bosnja mbytet në Durrës, policia: Dyshohet për vdekje aksidentale

Përplasje “kokë më kokë” në aksin Prrenjas–Librazhd, tre të plagosur, një në gjendje kritike

Presidenti iranian: Izraeli nuk vepron dot pa SHBA, ata janë nxitësit kryesorë

Sulmet e SHBA ndaj Iranit, OKB thërret mbledhje urgjente

Zjarri përfshin Pilurin e Himarës, flakët djegin kullota, ndërhyrje nga ajri dhe toka

Tragjedi në një dasmë në Francë/ sulm me armë zjarri, dy të vdekur përfshirë nusen

Thirrje për paqe nga Papa Leoni XIV pas përshkallëzimit në Lindjen e Mesme: Mbrojtja e dinjitetit njerëzor në qendër

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.