Ndërkohë që kryeministri Edi Rama vijon turin e tij nëpër Shqipëri për prezantimin e kandidtëve socialist për kryetar Bashkie, duket se reagime në lidhje me fjalimet e tij vijnë jo vetëm nga opozita dhe qytetarët, por edhe nga artistët.
Në një statusi në rrjetet sociale ka reaguar edhe këngëtari i njohur Gjergj Leka. Përmes një ironie të thellë në lidhje me fushatat e kryeministrit dhe Rilindjes, Leka shprehet se: “Kam një ndjesi kur dëgjoj fjalimet e fushatës që janë me playback… Edhe unë që kam një jetë që ngjirem kundër Playback-ut”, shkruan këngëtari i njohur Gjergj Leka.
(B.L/FAXWEB.AL)