Ashtu siç edhe është raportuar edhe më herët, 55 deputetë të Partisë Socialiste kanë nënshkruar një mocion përmes të cilit kërkojnë shkarkimin e Ilir Metës nga posti i Presidentit të Republikës.
Ai që e shpalli zyrtarisht këtë vendim të mazhorancës për shkarkimin e Metës ishte Taulant Balla, i cili gjatë një deklarate urgjente për mediat nga selia e Kuvendit, tha se shkarki9mi i tij është i pashmangshëm për shkak të vendimit të tij për ç’dekretimin e 30 Qershorit si ditën kur do të zhvilloheshin zgjedhjet lokale.
Sipas Ballës, kërkesën për shkarkimin e presidenti Meta e kanë nënshkruar 55 ligjvënës, me arsyetimin se dekreti i kreut të shtetit për shtyrjen e zgjedhjeve është në shkelje me Kushtetutën.
Fax.web.al ka siguruar listën prej 55 deputetësh dhe ministrash të cilët kanë firmosur mocionin për shkarkimin e Metës, i cili do të mbërrijë në Kuvend, pastaj në Komisionin e Ligjeve, ku pas kësaj nëse merr 94 vota në Kuvend, shkon në Gjykatë Kusghtetuese e cila duhet theksuar se momentalisht është jashtë funksionit.
(F.GJ/FAXWEB.AL)