Lidhur me përgji,et e publikuara ditën e sotme nga prestigjozja Bild, pas reagimit të kryeministrit Rama duket se një tjetër reagim ka ardhur dhe nga Pjerin Ndreu.
Sipas Ndreut përgjimet e publikuara ditën e sotme janë një flluskë sapuni, duke I konsideruar ato aspak kërcënim sa se komunikim i thjeshtë dhe i zakonshëm mes strukturave të Partisë Socialiste në një kohë fushate.
Reagim i plotë:
Pergjimet jane indicje por jo prova. Megjithate meqe eshte permend emri im, jam I detyruar tu them se kominikimi im ska te beje me shit blerje, por me votat e nje socialisti i cili normalisht duhet te votoje partine e vet. Eshte kominikim normal me strukturat tona. As nuk eshte i PD as I LSI qe te quhet presion. Nese nuk lejohet tu kerkohet vota nga ne socialisteve, athere eshte tjeter gje.
Pergjimi eshte nje flluske sapuni se u nis si shitblerje dhe u katandis ne telefonata pune normale me socialistet. Drejtorit te shkolles i lejohet ligjerisht te jete pjese e strukturat politike per ato qe nuk e dine kete gje dhe te votoje partine ku aderon !