01:25 | 22/05/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Ekonomi

Tirana Bank dhe UNDP në partneritet për të promovuar mbrojtjen e mjedisit

10:00 | 18/06/2019
në Ekonomi, Flash, Te Fundit, Te Gjitha
0
Tirana Bank dhe UNDP në partneritet për të promovuar mbrojtjen e mjedisit

Tiranë, 17 qershor 2019 – Tirana Bank, në linjë me politikat e Përgjegjshmërisë Sociale të Korporatës, së Grupit Balfin dhe UNDP, Programi i Zhvillimit i Kombeve të Bashkuara, prezantuan sot një partneritet  për të promovuar mbrojtjen e mjedisit në Shqipëri. Fushata tre mujore, e cila i vë qytetarët në krye të mbrojtjes së mjedisit, do të zbatohet nga të dyja palët. Fushata synon të rrisë ndërgjegjësimin rreth seriozitetit dhe urgjencës së rrezikut që vjen si pasojë e ndryshimeve klimatike dhe t’i bëjë thirrje publikut të gjerë për të vepruar në mbrojtje të natyrës, detit e lumenjve dhe për të trajtuar çështjen e ndryshimeve klimatike.

Drejtori i Përgjithshëm i Tirana Bank, z. Dritan Mustafa u shpreh: “Partneritetin me UNDP Albania në këtë projekt e shohim si një vlerë të shtuar të fushatës sonë të përbashkët. Fushata jonë do të trajtojë dy çështje kyçe të mbrojtjes së mjedisit. Letra e ricikluar ndikon në ruajtjen e burimeve natyrore, redukton emetimet e gazrave serë, zvogëlon ndotjen. Riciklimi dhe përgjegjshmëria ndaj ndryshimeve klimatike janë të ndërlidhura, të dyja kontribuojnë në mbrojtjen e mjedisit “.

Znj. Limya Eltayeb, Përfaqësuese e Përhershme e UNDP-së, u shpreh: “Partneritetet janë në qendër të axhendës së zhvillimit të qëndrueshëm dhe axhendës së UNDP-së. Agjenda 2030 i angazhon të gjitha palët e interesuara dhe sidomos sektorin privat, që të punojnë së bashku për të nxitur rritjen ekonomike të qëndrueshme dhe gjithëpërfshirëse, zhvillimin shoqëror dhe mbrojtjen e mjedisit, ndërkohë që të gjithë janë të përfshirë. Në këtë drejtim, jemi të lumtur të bashkohemi me Tirana Bank për të rritur ndërgjegjësimin, përkrahjen dhe gjenerimin e veprimeve nga shoqëria në mbështetje të mjedisit “.

Fushata tre mujore “Të gjithë për Tokën” do të promovohet në media duke synuar të përçojë mesazhin e përgjegjshmërisë për të mbrojtur mjedisin.

Fushata e ndërgjegjësimit nuk është konceptuar thjesht si këshilluese ndaj publikut, por vetë stafi i Bankës është angazhuar në veprime konkrete në mbrojtje të dy kauzave.

Për vite me radhë Tirana Bank ka kontribuar në mënyrë të konsiderueshme për riciklimin e letrës në dobi të natyrës. Referuar të dhënave të çertifikatave ECO lëshuar nga kompania Reisswolf Albania, vetëm në 7 muajt e fundit sasia e letrës së ricikluar ka qenë mbi 16 ton, kjo e përkthyer në kursim të:

  • Rreth 49,000 kg drurë
  • 517,000 Litra ujë
  • 107,000 Kw/H energji

Në vijim t֝ë kësaj nisme, gjatë muajit qershor stafi i Tirana Bank është sensibilizuar në pastrimin e disa zonave në mbarë Shqipërinë (Tiranë, Shkodër, Sarandë, Pogradec, Fier etj), duke konkretizuar objektivat e fushatës.

Lidhur me kauzën e dytë, të ndryshimeve klimatike, Tirana Bank dhe UNDP kanë përzgjedhur që nëpërmjet videove këshilluese të ndërgjegjësojë publikun mbi rëndësinë e veprimeve të përditshme nën moton: “Çdo veprim i vogël ka vlerë!”.

Etiketa: tirana bank
Pas

VIDEO/ Kryeministrit i del edhe Policia kundër, efektivi shpërthen me thirrjet: “Rama ik”

Para

‘’Ma hiq urgjent këmishën, se të shqyeva copa-copa”, 3 të ftuar vishen njësoj në emision, ‘’ja ç’ndodhi’’

Para
‘’Ma hiq urgjent këmishën, se të shqyeva copa-copa”, 3 të ftuar vishen njësoj në emision, ‘’ja ç’ndodhi’’

‘’Ma hiq urgjent këmishën, se të shqyeva copa-copa”, 3 të ftuar vishen njësoj në emision, ‘’ja ç’ndodhi’’

Discussion about this post

 



Të Fundit

Ushtria izraelite: 100 kamionë me ndihma kanë hyrë në Gaza

Gjenerata online, Smartphoni në ‘majë të hundës’

Sulm me bombë ndaj autobusit të shkollës, ka viktima

Pritet të përdoret edhe nga Trump… Pentagoni pranon avionin nga Katari

Miliarda pako nga TEMU nuk do të jenë më me transport falas? Zbulohet plani që ‘mërziti’ blerësit online

Agjencia Evropiane e Barnave: Adoleshentët evropianë të ekspozuar ndaj rreziqeve të reja të varësisë

FOTOT| Trafik kokaine dhe heroine, kush janë shqiptarët e organizatës kriminale

Pas zgjedhjeve, deputetët kthehen javën që vjen në Kuvend! Në shtator marrin detyrën të rinjtë

Tragjike në Alpet e Zvicrës, orteku i merr jetën dy alpinistëve italianë

“Ka 12 deri në 18 muaj jetë”, ish mjeku i Shtëpisë së Bardhë shokon me deklaratën për Bidenin

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.