Këshilltari ekonomik i kancelares Angela Merkel ka reaguar pas publikimit të audiopërgjimeve të reja nga Bild, në të cilat janë kapur drejtues të lartë të PS-së duke blerë vota në Dibër.
Henze shkruan se më e pakta që mund të bëjë Rama në këtë rast është t’iu kërkojë falje shqiptarëve, dhe pas kësaj të japë dorëheqjen, duke ia lënë drejtimin e vendit një qeverie tranzitore.
Më tej Henze bën dhe një deklaratë të fortë, ku thotë se të gjithë zyrtarëve të kapur në përgjime t’iu bllokohen llogaritë bankare.
Shkrimi i plotë nga Martin Henze
BILD publikoi regjistrime të gjera telefonike – të bëra nga hetuesit shqiptarë – të cilët dëshmojnë për herë të parë se ka pasur një plan sistematik të partisë qeverisëse socialiste të Kryeministrit Rama për të manipuluar zgjedhjet në vitin 2017! Qëllimi: Falsifikimi i zgjedhjeve, blerja e votave, shantazhimi i votuesve të opozitës.
Me këtë, qeveria, Partia Socialiste dhe kryeministri Rama me siguri e kanë bërë veten masivisht të dënueshëm. Kjo është e papranueshme për Evropën. Me një qeveri të tillë Rama me siguri nuk do të jetë më në gjendje të flasë.Ne kemi dëgjuar tani nga materiali i Bild se si u përgatit një plan në Ministrinë e Brendshme për të fituar zgjedhjet nga socialistët.
Por si atëherë – hap pas hapi – paraja dhe presioni dhe kriminelët përdoren për të siguruar që rezultati të jetë i pakontestueshëm. Dëgjohet gjithashtu, se disa zyrtarë më të lartë kërcënojnë drejtorët e shkollave dhe mësuesit. Këto regjistrime të policisë gjithashtu dëshmojnë se kreu i qeverisë së Shqipërisë, Edi Rama, kishte dijeni për këtë komplot zgjedhor dhe për këtë arsye ishte pjesë e tij.
Zyrtarët e lartë qeveritarë planifikuan manipulimin e zgjedhjeve dhe e zbatuan atë së bashku me liderët lokalë të partisë socialiste, administratën shtetërore dhe mafian. Telefonatat e përgjuara nga policia anti-mafia tregojnë gjithashtu pjesëmarrjen dhe përfshirjen e politikanëve më me ndikim.
Përveç kryeministrit Rama, ministri i atëhershëm i Brendshëm, Samir Tahiri, aktualisht akuzohet se është anëtar i mafias së drogës. Janë gjithashtu anëtarët e mëposhtëm të Partisë Socialiste:
- Ministri i Infrastrukturës Damian Gjiknuri,
• Kryetari i Komisionit Parlamentar për Çështjet Ligjore, Ulsi Manja,
• Kreu i Komisionit Parlamentar të sigurisë, Xhemal Qefalia,
• Sekretari i Përgjithshëm dhe udhëheqësi i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla
• Deputeti Pjerin Ndreu
Megjithëse hetuesit shqiptarë janë njohur me audipërgjimet për vite me radhë, megjithëse gjithçka që mund të dëgjohet në materialet është faktuar që ka ndodhur në të vërtetë dhe këto janë të dënueshme sipas ligjit shqiptar, deri më sot nuk ka pasur hetim per venie para drejtësisë per një nga politikanët, zyrtarët dhe mafiozët qe janë protagoonistë në audiopërgjime.
Përkundrazi, hetuesit të cilët ishin në gjurmët e lidhjeve të qeverisë socialiste me mafian e drogës u shkarkuan, u dënuan në burg, u vunë në arrest shtëpiak dhe ikën jashtë vendit.
Rezultati tani në Shqipëri dihet: Protesta, opozita nuk propozoi kandidatët e vet për zgjedhjet lokale të planifikuara për verën. Presidenti i vendit, Ilir Meta, i anuloi plotësisht zgjedhjet, por qeveria ende dëshiron t’i mbajë ato. Një luftë e vërtetë elektorale po shfaqet!
Zyra e Prokurorit të Përgjithshëm, në anën tjetër, konfirmoi vërtetësinë e regjistrimeve në gazetën BILD, disa prej të cilave kanë mbetur të pandryshuara që nga viti 2016.
Ka vetëm një mënyrë për qeverinë socialiste të Ramës:
Të kërkoje falje publike popullit shqiptar dhe bashkësisë ndërkombëtare për këtë sjellje të dënueshme.
2. Qeveria të japë menjëherë dorëheqjen.
3. Parlamenti t’i heqë imunitetin Ramës dhe të gjithë zyrtarëve të përfshirë në marrëdhëniet me mafian.
4. Europolit / Interpolit t’i kërkohet të marrë përsipër hetimin e mashtrimit zgjedhor dhe bashkëpunimin me mafian në këtë çështje.
- Të gjitha asetet dhe llogaritë bankare jashtë të personave të implikuar të qeverisë dhe familjeve të tyre duhet të ngrihen deri në fund të hetimit.
6. Presidenti i Republikës të emërojë një qeveri të përkohshme / tranzitore në konsultim me të gjitha partitë parlamentare.
7. Zgjedhje të reja në datën më të hershme të mundshme.
Kjo do të siguronte një proces demokratik në përputhje me kushtetutën, paqen dhe demokracinë në Shqipëri, një shqyrtim ligjor të krimeve të mundshme kundër qytetarëve dhe do të mundësonte rivendosjen e sundimit të ligjit dhe demokracisë me pranimin më të lartë të mundshëm të popullatës shqiptare.
Pastaj me siguri do të jetë e mundur që përsëri të jetojmë së bashku në një mënyrë të civilizuar me kombet e qytetëruara të BE-së.
Prandaj është koha që populli shqiptar të vendosë politikisht se çfarë do: Të vazhdojë me “qeverinë Mafias Rama” aapo një të ardhme në Evropën e civilizuar, sipas gazetës “Bild”.