Në një deklaratë nga selia e PD-së, ish-deputeti Enkelejd Alibeaj tha se Edi Rama ka shkelur Kodin Penal, dhe rrezikon nga 1 deri në tre vite burg. Sipas Alibeajt Rama ka përdorur drejtorin e ministrisë së brendshme për të mbledhur vota për partinë e tij.
“Përgjimi ku Edi Rama bisedon me Arben Keshin dhe më pas ai jep porositë e paligjshme për votat është shkelje e Kodit Penal 328/a parashikon ndalimin e përdorimit të një punonjësi që kryen një detyrë sheterorë qe e përdor, është kryeministri i vendit, funksionari më ië lartë që përdor burime njerore me qëllim favorimizin e partisë së tij në zgjedhj.
Kjo vepër dënohet me burg nga 1 në 3 vjet. Rama përdor një drejtor në ministrinë ë brendshme për votat e partisë së tij. Ky nen është totalisht I konsumuar nga shtetasi Edi Rama dhe shtetasi Arben Keshi”, u shpreh Alibeaj.
(E.K/Faxweb.al)