Kryeministri Edi Rama ka folur sot për protestat e opozitës, gjatë forumit mbi Ballkanin Perëndimor të zhvilluar në Londër, organizuar nga prestigjiozja “Financial Times”.
Gjatë fjalës së tija Rama ftoi investitorët dhe turistët britanikë të mos frikësohen nga protestat, por të investojnë dhe të vizitojnë Shqipërinë.
Sipas tij, nëse i shikon protestat në distancë mund të kënaqesh.“Nëse doni të shikoni protestë mund të prenotoni një vend në rrethina, dhe nuk është i gjithë vendi në flakë, është vetëm në bulevardin kryesor. Ata vijnë, bëjnë gjërat e tyre, hedhin molotovë, por nëse qëndroni në një distancë të arsyeshme mund të kënaqeni.
Kur e shikoni Shqipërinë sot nëpërmjet fotove, mund të mendoni se nuk është vendi të shkoni të investoni apo notoni. Jo, është. Nuk është populli që po revoltohet. Është thjeshtë politikë. Protestat mund të jenë pjesë e paketës sonë turistike. Njerëzit mund të vijnë, si në koncerte, protestën e të premtes në orën 20:00.”–tha Rama
(s.a/faxweb.al)