Si pasojë e përplasjeve në Kamëz, një punonjës i policisë Bashkiake ka humbur ndjenjat dhe për pasojë është dërguar me urgjencë drejt spitalit.
Prej një ore tashmë situata përpara KZAZ që ndodhet në shkollën Ibrahim Rugova është e ndezur, ndërsa policia e rendit e mbështetur nga forcat speciale kanë hedhur gaz mbi turmën e qytetarëve.
Ndërkohë që si pasojë e hedhjes së gazit një sërë shqetësimesh kanë ndjerë dhe qytetarët. Perplasjet e sotme vijnë pas kërkesë së kryebashkiakut Xhelal Mziu, i cili tha se askush nuk mund të merrte pa zgjedhje postin e tij, dhe se Policia nuk duhej të bëhej palë me shtetin.
Vijon..