Policia e Rendit ka hequr vullnetarisht materialet zgjedhore në KZAZ-në nr. 11 në Kukës pas përplasjeve të dhunshme mes kësaj të fundit dhe asaj bashkiake si dhe mbështetësve të opozitës (lexo këtu). Më herët ishte vetë kryebashkiaku i Kukësit Bashkim Shehu i cili deklaroi se zgjedhje në Kukës nuk do të ketë dhe se do të zbatohet dekreti i Metës për shfuqizimin e zgjedhjeve të datës 30 qershor. Gjithashtu ai i kujtoi Ramës precedentin e Rrugës së Kombit ku qindra qytetarë dogjën tollet e koncesionarit në revoltë kundër taksës 5 euro që vendosi për kalim qeveria.
Ndërkohë menjëherë pas heqjes vullnetare të materialeve në Kukës, ka reaguar dhe kryetari i PD-së së këtij qyteti me një postim: Iku me bisht ndër shalë policia e Lleshit bashkë me fletushkat e Ramës.
Gjithashtu shumë reagime ka pasur dhe nga qytetarë të cilët kanë postuar shprehje: Kuksianët e detyruan Ramën të zbatojë ligjin!