Policia e Shtetit ka mbyllur brenda KZAZ-së në Vorë disa simpatizantë të opozitës, pasi këta të fundit kishin hyrë me dhunë në ambientet e brendshme të godinës.
Situata përgjatë paradites së sotme ka qenë shumë e nxehtë në këtë zonë, edhe për shkak se Vora është konsideruar një nga bastioned e të djathtëve.
Në mbështetjeve të qytetarëve që janë mbyllur brenda në KZAZ pritet që të vijnë ish-deputetë të PD-së, me në krye Orjola Pampurin.
Për shkak të situatës së percipituar në këtë KZAZ ka qenë i pranishëm dhe drejtori i policisë vendore të Tiranës Rebani Jaupi, i cili vetëm pak çaste më parë është larguar prej aty.
Kujtojmë se paraditen e sotme situata ka qenë mjaft e tensionuar në të gjitha bashkitë e vendit, të drejtuara nga opozita, pasi qytetarët mësynë godinat ku janë vendosur KZAZ-të dhe kërkuan lirimin e tyre. Në këtë moment ka pasur përplasje me policinë, ku në disa qarqe ka pasur dhe persona të plagosur.
(E.K/Faxweb.al)