Të paktën 4 persona kanë humbur jetën dhe 6 të tjerë rezultojnë të zhdukur pas përmbyjeve të shkaktuara nga reshjet e dendura të shiut në rajonin e Detit të Zi në Turqi.
Ujërat e rrëmbyeshëm kanë shkatërruar të paktën 4 shtëpi, 2 vende pune, ndërsa janë dëmtuar rrugë, disa ura dhe shkolla.
Agjencia e Lajmeve “Anadolu” citoi Ministrin e Punëve të Brendshme të Turqisë, Süleyman Soylu, të ketë konfirmuar se 4 persona humbën jetën në lagjen Araklı të Trabzonit.
6 të tjerë ndërkohë rezultojnë të zhdukur. Presidenca Turke për Menaxhimin e Fatkeqësive dhe Emergjencave (AFAD) dhe ekipet e tjera të kërkim-shpëtimit vazhdojnë përpjekjet e tyre në rajon për gjetjen e të zhdukurve dhe ndihmën ndaj të prekurve nga përmbytjet.