16:30 | 31/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Çfarë ndodhi në Vorë/ Policia ngre duart lart, protestuesi: Jeni të dekretuar nga Presidenti edhe ju (Video)

16:16 | 19/06/2019
në Aktualitet, Flash, Kryesore, Politikë, Te Fundit, Te Gjitha
0
Çfarë ndodhi në Vorë/ Policia ngre duart lart, protestuesi: Jeni të dekretuar nga Presidenti edhe ju (Video)

“Pa u liru çunat me dalë nga burgu nuk largohemi, sepse nuk kanë bërë asnjë krim. Ka tre orë që janë shoqëruar, unë pyes, ata jo thonë, Ba vakia edhe mund të jenë rrahur. Si gjithë vendet e tjera kanë tentuar që të largojnë materialet. Ka një dekret të presidentit për ti larguar. Kjo nuk është mazhorancë, kjo është mazhorancë e hajnit që e ka zbuluar gjithë Europa”, tha njëri nga protestuesit djali i të cilit është arrestuar bashkë me tre persona të tjerë.

Ndërkohë ky protestues bëri thirrje ndaj policisë ndaj kryeministrit Rama: “Këtë ministër të Brenshëm e ka dekretuar Presidenti, kush është më i madh? I lutem Edi Ramës drejtpërdrejt se thotë do të fitoj, le të fitojë, por të japë dorëheqjen e të shkojmë në zgjedhje. Këto zgjedhje dhe këto policë i ka dekretu presidenti. Ai ka dekretuar ministrin e këtyre dhe ministri urdhëron këta policë për të dhunuar qytetarët”.

Ndërkohë një tejtër protestues u shpreh: “Këto zgjedhje nuk do të lejohen me asnjë kusht. KQAZ-ja është e njëanshme, nuk kemi kryetar të KQZ, sepse ai është larguar për të respektuar të drejtat kushtetuese. Për ne si bashki, dhe si qytetarë nuk do të lejojmë që këto zgjedhje të zgjedhje të bëhen”.

Ka pasur një moment kur protestuesit kanë tentuar të qëllojnë me gurë ndaj efektivëve të policisë por këta të fundit kanë ngritur duart lart duke kërkuar që të mos i hidhnin.

Protestuesit kanë qenë të shumtë në numër dhe kanë thirrur “qeveri e krimit”, “e duam Shqipërinë si Europa”, “Rama ik” ndërkohë që policia ka hedhur lëndë e cila ka shkaktuar pengesë në frymëmarrje dhe djegie të syve tek qytetarët. Siç shikohet nga pamjet e mëposhtme njëri prej tyre e ka vuajtur më shumë pasi është ulur në gjunjë duke u kollitur.

Oriola Pampuri është një nga protestuesit e Vorës që është dëmtuar nga hedhja e gazit lotsjellës nga ana e policisë ndaj protestuesve që kërkojnë zbatimin e dekretit të presidentit për anullimin e zgjedhjeve të 30 Qershorit.

Ish-deputetja e Partisë Demokratike, Pampuri tepër e irrituar tha për Fax News se nëse nuk lirohen 4 protestuesit e ndaluar deri nesër, është e gatshme të vetëofrohet në qelinë e burgut ajo personalisht që të lirohen të shoqëruarit.

“Ju që hidhni gaz ndaj meje ua hedhshin motrave dhe nënave tuaja. Ne nuk do të tërhiqemi në zbatimin e dekretit të presidentit, dhe do t’ju japim kohë derin nesër për largimin e menjëhershëm të materialeve zgjedhore nga Volra, në të kuundërt shumë më shumë se kaq njerëz sa janë sot do të vijnë dhe heqin me forcë. Kanë arrestuar pa të drejtë 4 persona, nëse nuk I lirojnë deri nesër le të vijnë të më arrestojnë mua, të futem unë në burg me kushtin që të dalin 4 të arrestuarit”, tha Pampuri ndërkohë që u shpreh e vendosur se me patjetër do të largohen materialet zgjedhore nga vendi i caktuar si KZAZ në këtë qytet.

https://www.facebook.com/faxweb.al/videos/352915215379035/

(F.GJ/FAXWEB.AL)

Etiketa: oriola pampuriTENSIONET NE VOREvore
Pas

Presidenti Meta letër zyrtare OSBE-ODHIR: Zgjedhjet 30 qershor ‘nul’, Rama po përkeqëson krizën

Para

Arrestimi i zyrtarëve, reagon prerë PD: Nuk do të ketë paqe në Shqipëri, qytetarët duhet…

Para
Nga redaksia në selitë e partive, këta janë gazetarët që u joshën nga politika

Arrestimi i zyrtarëve, reagon prerë PD: Nuk do të ketë paqe në Shqipëri, qytetarët duhet…

Discussion about this post

 



Të Fundit

Kriza humanitare në Gaza dhe përpjekjet për armëpushim, i dërguari i Trumpit takohet me Netanyahun

Ministri i Jashtëm francez: Sistemi i ndihmës së Fondacionit Humanitar në Gaza ka krijuar një masakër të vërtetë

Gjermania: Procesi për njohjen e shtetit palestinez duhet të fillojë tani, por vonon marrja e vendimit

50-vjetori i Aktit Final të Helsinkit: Ministri Hasani në Konferencën e Nivelit të Lartë në Finlandë

‘Berlini e ka humbur durimin me Izraelin’, ministri i Jashtëm gjerman: Duhet të nis procesi për njohjen e shtetit palestinez

Kosovë, ministrja Hajdari mbrohet sërish në heshtje për rastin e rezervave shtetërore

‘Pandora’/ Aksioni i SPAK në bashkëpunim me autoritetet në Gjermani, zbulohet Call Center-i që mashtronte shtetas gjermanë, arrest me burg për pesë shtetas

Ukraina rikthen pavarësinë e agjencive kundër korrupsionit

Kallëzimi i PD për Irena Gjokën/ Dumani: Duhet të provohet fakti penal, më pas bëhet regjistrimi

“Largohuni tani urgjent!” Rusia pushton qytetin strategjik ukrainas

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.