Drejtoria e Burgjeve i është përgjigjur letrës së Presidentit, Ilir Meta drejtuar shefit të këtij institucioni lidhur me informacionet e kërkuara nga kreu i shtetit për sigurinë në institucionet e vuajtjes së dënimit.
DPB sqaron Presidentin se, situata në burgje është në normalitet të plotë dhe se janë marrë të gjitha masat e sigurisë.
Më tej në këtë reagim thuhet se, garantohet nga ana e këtij institucioni normaliteti i plotë për shërbimet ndaj personave të burgosur dhe atyre në qelitë e paraburgimit në bazë të legjislacionit.
“Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve deklaron se situata është në normalitet të plotë dhe se janë marrë të gjitha masat e nevojshme sipas protokolleve të sigurisë të sistemit penitenciar, kjo edhe në përputhje me zbatimin e procedurave për 41 bis.
Garantojmë për normalitet të plotë në sistemin penitenciar dhe për shërbimin ndaj personave të paraburgosur dhe të dënuar, në përputhje me legjislacionin për të drejtat dhe trajtimin e tyre.” Citohet në deklaratë.
Kujtojmë se letra e Presidentit adresuar kreut të burgjeve erdhi në një kohë kur tensionet në vend janë rritur dhe kur dita e sotme është shoqëruar me përplasje verbale dhe fizike mes Policisë së Shtetit, asaj bashkiakë dhe qytetarëve dhe mbështetësve të opozitës të cilët kërkojnë largimin e materialeve zgjedhore nga objektet që janë në pronësi të bashkive.
Kjo me arsyetimin e bashkitë të cilat drejtohen nga përfaqësuesit e opozitës kanë vendosur zbatimin e dekretit të Metës për ç’dekretimin e 30 Qershorit.
(F.GJ/FAXWEB.AL)