15:11 | 27/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

“Presidenti t’i thojë burgut hapu”, kërcënon në Kuvend Rudina Hajdari: Dosjet e nxehta janë drejt mbylljes!

13:31 | 20/06/2019
në Aktualitet, Flash, Kryesore, Politikë, Te Fundit, Te Gjitha
0
Video/ Pas gafave, Rudina Hajdari ”zë mend”. E shkruan fjalimin, prapë ‘çalon’ me leximin

Deputetja e opozitës së re Rudina Hajdari ka deklaruar sot në Kuvend se kryeministri po provokon qytetarët, dhe në vend të qetësimit të situatës ai po i hedh më shumë benzinë zjarrit.

‘’Nëse ju këmbëngulni që zgjedhjet më 30 qershor, nëse ju keni informacion që do ketë vrasje si në 2 prill a nuk është e drejtë që t’i evitoni këto konflikte, dhe të ruani jetët e njerëzve dhe të mos dilni këtu të thoni do ruajmë shtetin e së drejtës?

Nëse ju nuk doni të krijoni precedent që ta vijojë qeveritë më pas… por nëse ju krijoni viktima, a nuk do krijoni ju një precedent të së kaluarës, a nuk i jepni ju Shqipërisë viktima që nuk i duhen më? Thirrini ndërgjegjes suaj të dashur politikanë se koha po mbaron. Ne nuk duhet të bëjmë lojëra të tilla para shqiptarëve. Nëse kryeministri thotë që mund të ketë viktima në vijim duhet të marrë të gjitha masat për ta evituar këtë situatë”, tha Rudina Hajdari.

Në këtë pikë Hajdari u ndal dhe te nisma e mazhorancës për ndryshimin e Kodit Penal ku parashikohet që të dënohen deri në 10 vite burg personat që kryejnë krime elektorale.

Deputetja pati një kërcënim dhe për Ilir Metën teksa tha se në rast se ai shpërndan Kuvendin, duhet ‘’t’i thojë burgut hapu”, pasi kjo nuk është një kompetencë e tij.

‘’ Përsa i përket Kodit Penal, që është shtuar një nen, dhe që do të na jepet kohë për ta shqyrtuar. Uroj që ta kemi kohën, pasi nenin 43, pika 1, tregon se merr përsipër që të ndalojnë shqiptarët që të udhëtojnë jashtë nga 5-10 vite nëse mundohen të prishin zgjedhjet. Ju kujtoj që Kodi Penal që parashikon nen të posaçëm, kemi një dënim dhe nuk na duhet një dënim shtesë. Unë e cilësoj si ajo rezolutë që erdhi para një jave, i hodhi benzinë zjarrit.

Nëse mendoni se presidenti do të shpërndajë parlamentin, ti thotë burgut hapu. Nuk e ka për kompetencë. Përsa i përket vendimit për të shtuar këtë nen. Ironi është që edhe vetë zoti Braho e kundërshtoi këtë. Imagjinoni ku ka arritur Kuvendi. Po një individ ka probleme shëndetësore do të ndaloni që të dalë jashtë vendit. Nuk e kam parë në asnjë vend të BE-së”, u shpreh më tej deputetja e opozitës së re.

Sipas deputetes së re po ka tentativa që dosjet ku janë përfshirë zyrtarë të lartë, të mbyllen pëqr tejkalim afatesh.

(E.K/Faxweb.al)

Etiketa: hajdari ne kuvendRudina Hajdari
Pas

Ç’po ndodh me dosjet 339 dhe 184? Arta Marku raporton në Kuvend: Ja çfarë iu kam kërkuar prokurorëve

Para

I publikuan pagesat që merr nëpër koncerte, Luana ka 2 fjalë për të thënë

Para
Rikthehet emisioni, por jo me Luanën moderatore

I publikuan pagesat që merr nëpër koncerte, Luana ka 2 fjalë për të thënë

Discussion about this post

 



Të Fundit

Dyshohet se abuzuan seksualisht me një 38-vjeçare, 2 të arrestuar në Tiranë

Gjykata refuzon të shtyjë gjykimin kundër Netanyahut

Zegjineja makthi i Gaz Bardhit: Kjo ishte mundësia jote e fundit dhe e çove…


Raport i Policisë Tiranë: Arrestime dhe Procedime për Raste të Ndryshme Penale

Durrës/Vijojnë kontrollet në vijën bregdetare, në vijim të operacionit policor të koduar “Plazhi i lirë”, me qëllim lirimin e hapësirave publike.

Shpërthim bombol gazi në Ishull Shëngjin, 64-vjeçarja dërgohet në spital

Tragjedi në plazhin e Zvërnecit, turist i huaj mbytet në det

Tragjedi në Elbasan, 33-vjeçari gjendet i pajetë dyshohet mbidozë heroine

Berisha: Përparësi absolute ka denoncimi i farsës elektorale! Kompletimi i këtij procesi është jetik për demokracinë shqiptare

Berisha: Farsa elektorale e zhveshi lakuriq Altin Troplinin! Ndaj dhe një nga rekomandimet e Këshillit të Europës është reformimi i Skapit të partisë

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.