11:09 | 31/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Përplasja me armë në Durrës/ Dalin detaje të reja, i plagosuri tjetër kunati i Lul Berishës (Emri)

15:16 | 20/06/2019
në Aktualitet, Flash, Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha
0
Rritet bilanci nga atentati në Durrës, 2 prej të plagosurve dyshohen si kalimtarë (Video)

Detaje të reja kanë dalë nga ngjarja e rëndë e ndodhur mesditën e sotme në Durrës, në zonën e ish-kënetës ka pasur të shtëna me armë zjarri ku është plagosur Julian Meçaj, pjesë e bandës së Lulzim Berishës.

Ndërkohë që mësohet se bashkë me të është plagosur edhe Plarent Dervishaj i cili ka marrë një pumb në këmbë por që ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Plarent Dervishaj është kunati i Lul Berishës, ndërsa Meçaj miku i tij. Grupi i Lul Berishës është i akuzuar për disa vepra kriminale në qytetin e Durrësit.

Meçaj ka marrë tre plumba në trup, ndërsa Plarent Dervishaj ka marrë një plumb në këmbë. Ata janë dërguar me urgjencë në spitalin e Durrësit ku për momentin sipas mjekëve gjendja e tyre është jashtë rrezikut për jetën.

Ndërkohë sipas burimeve të Faxweb.al kanë mbetur të plagosur dhe dy kalimtarë, po fatmirësisht ata ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Burime bëjnë me dije se të shtënat kanë nisur në rrugën dytësore të Maminasit, ndërsa policia ende nuk ka detaje për ngjarjen.

Mësohet se Meçaj është ndjekur nga një mjet, dhe është qëlluar teksa ka qenë duke ecur me makinën e tij. Gjendja e tij është e rëndë, pasi siç shihet dhe nga pamjet makina është qëlluar me breshëri armësh.

Sipas dëshmive nga vendngjarja, sulmi ka zgjatur për më shumë se 20 minuta, nga një mjet që mendohet të ketë ardhur në drejtim të Range Rover-it nga Porto Romano. G

Githnjë sipas dëshmive, brenda mjetit nga është qëlluar ishte një shofer dhe një person i maskuar i cili qëllonte me breshëri automatiku.

Ndërkohë, nga spitali ku po marrin ndihmën mjekësore dy të plagosurit, Faxëeb.al ka siguruar pamje ku duket prezenca e lartë e forcave të sigurisë të armatosura dhe që nuk lejonë njerëzit të futën brenda ambienteve të këtij institucioni shëndetësor pa autorizim.

Informacion paraprak

Më datë 20.06.2019, rreth orës 13:20, në lagjen 17/1 Durrës, në rrethana ende të paqarta janë plagosur dyshohet me armë zjarri nga persona ende të paidentifikuar, shtetasit J.M.,36 vjeç, dhe P.D.,47 vjeç, të cilët ndodhen jashtë rrezikut për jetën në Spitalin e Durrësit .

Shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje dhe po punojnë për zbardhjen e plotë të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit/ve.

(F.GJ/FAXWEB.AL)

Etiketa: julian mecajlulzim berishaperplasja ne durresplarent dervishaj
Pas

Sërish telashe për Fran Frrokajn, IKMT kallëzon penalisht kryebashkiakun për ndërtime pa leje

Para

‘Marrëveshje politike nuk ka’, Basha i vendosur: Hajdutët e votave do të dënohen

Para
Basha kërcënime të hapura Ramës: Të fortin bëje jashtë autoblindave, mos i kalo caqet e tua

'Marrëveshje politike nuk ka', Basha i vendosur: Hajdutët e votave do të dënohen

Discussion about this post

 



Të Fundit

Japin dorëheqjen 4 nënkryetarë të Bashkisë së Tiranës (Emrat)

Motomjeti përplaset me trailerin në autostradën Fier-Vlorë, dy të plagosur

Parkoi makinën duke bllokuar zjarrfikësen, procedohet 22-vjeçari në Himarë

Fluturimi nga SHBA për në Holandë devijohet pas turbulencave të forta, 25 të lënduar

Kanadaja do njohë shtetin palestinez në shtator, Trump: Do jetë e vështirë të arrijmë një marrëveshje tregtare pas këtij vendimi

Këmbimi valutor: Euro në nivele të ulëta, me sa shiten e blihen monedhat e tjera

Fëmija 2 vjeç rrëzohet në një kënd lojërash, dërgohet te Trauma

Maliq/ Ndezi zjarr për hapje kullotash, përfundon në pranga arrestohet 26-vjeçari

EMRAT/ Sherri mes shokëve në Borsh, kush është autori dhe i plagosuri

Mahmoud Abbas përshëndet vendimin e Kanadasë për të njohur shtetin e Palestinës

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.