Duke komentuar përgjimet e publikuara nga gazeta gjermane BILD, analisti Fatos Lubonja thotë se Shqipëria sot është përballë një partie gangsterësh ose një trusti droge. I ftuar në emisionin “Të pakspozuarit”, Lubonja u shpreh se fjalori që dëgjohej ishte skandaloz. Sipas tij, vetëm fjalori e tregon se kjo parti-shtet vepron si një organizatë kriminale.
“Kush ka dëgjuar Ramën me kujdes thotë se unë jam shteti dhe të tjerët janë kundër-shteti. Rama e konsideron shtetin si parti-shtet. Ai thotë ‘unë jam shteti’. Ai demonstron forcën, për të treguar se shteti i Edi Ramës do të vendosë sundimin e plotë. Jemi përpara një partie-shtet, që nuk është thjesht parti, por organizatë kriminale.
Nuk mund ta imagjinojmë dot Rexhep Meidanin p.sh të thoshte mos më çaj k… Këtu tregohet se kemi të bëjmë me organizatë kriminale. Edhe të bëjmë luftë kjo ndoshta nuk shkon. Ose do i nënshtrohemi trustit të parave të drogës ose duhet që ta përballim. Ka polici, bën kërcënime, thotë mos flisni për vjedhjet tona edhe mbyllni gojën. Kjo është organizata kriminale”, deklaroi Lubonja.