Ish-presidenti francez, Nicolas Sarkozy ndodhet në kryeqytetin shqiptar dhe është takuar me kryeministrin, Edi Rama dhe me Presidentin, Ilir Meta.
Ky I fundit ka komunikuar për mediat se në takimin midis tij dhe Sacozys janë vlerësoar marrëdhëniet e shkëlqyera tradicionale midis dy vendeve.
Meta i ka shprehur mirënjoghjen ish-presidentit francëz për për mbështetjen e gjithanshme që vendi I tij i ka dhënë ndër vite, në proceset e integrimit euroatlantik Shqipërisë.
Mësohet se Meta i ka shprehur Sarkozys se në rrugëtimin e saj europian, Shqipëria do të vazhdojë të mbështetet tek Franca.
Më herët ish-presidenti i Francës është pritur edhe nga kryeministri Rama, i cili përmes një statusi në rrjetet sociale ka publikuar momentet e pritjes së Sarcozys në ambientet e kryeministrisë.
(F.GJ/FAXWEB.AL)