Është marrë në pyetje për mbi dy orë në Prokurorinë e Krimeve të Rënda, deputeti i PS-së në Qarkun e Durrësit Ilir Ndraxhi, i cili ishte pjesë e përgjimeve të dosjes 339.
Ndraxhi është marrë në pyetje të enjten që lamë pas, ndërsa më herët për të njëjtën çështje është marrë në pyetje dhe kryebashkiaku i Durrësit Vangjush Dako.
Në përgjimet e prokurorisë që u publikuan nga BILD, dëgjohet Astrit Avbdylaj teksa flet me Arjan Ndraxhin, vëllain e ligjvënësit socialist, të cilin e informon se Iliri do të jetë në listën e kandidatëve për deputetë në zgjedhjet parlamentare të qershorit 2017.
Avdylaj i thotë se ka marrë një telefonatë ‘nga lart’ duke ia siguruar kandidimin e Ilir Ndraxhit për deputet dhe ‘i betohet’ se do ta surprizojë ‘të gjatin’ me 10 me 0.
Pjesë nga biseda:
Astrit Avdylaj: Si je Arjan çfarë bëhet.
Vëllai i Ilir Ndraxhit (deputet i PS-së), Arjan Ndraxhi: Mirë mirë me çunin
Avdylaj: Të mora për qejf a e kanë thirr a noj gjë, vëllain?
Vëllai i Ilir Ndraxhit (deputet i PS-së), Arjan Ndraxhi: Jo mor burrë, ai tha që do takohej me ty, ti nuk ishe dje. Ishte dhe ndeshja e Juves nuk e di. Ai tha Juli ka folur, do takohen nesër.
Mori në darkë dhe tha se do takohet me Ridin, Julin dhe Astritin
Astrit Avdylaj: Ok
Vëllai i Ilir Ndraxhit (deputet i PS-së), Arjan Ndraxhi: Do u takonte dhe me atë, me Gjushin në fakt do të takohej te puna.
Avdylaj: Ok, ok, unë jam duke prit, nesër pasnesër ai (Vangjush Dako) më tha që është e bome. me një fjalë e kena n’xhep, a e kupton vëllain tat
Jemi duke opritur, ai mtha me 25, ishte eltoni (Elton Arbana) ishte aty e vuni të 10 a 11. Unë jam
duke punu të lagjia ime, jam tu taku çdo njeri. Nuk kam dalë në pazar. Do ti japim një 10 me zero (Edi Ramës) atij të ‘gjatit’ që të habitet dhe vetë.
Vëllai i deputetit Ndraxhi: Bëji një telefon Julit, ikni e folni takohuni te puna.
Avdylaj: Mirë pra o rob zoti
Vëllai i deputetit Ndraxhi: A e ke numrin e julit
Avdylaj: Po po e kam
Vëllai i deputetit Ndraxhi: Faleminderit
Avdylaj: Ca flet mor
Vijon…