21:36 | 29/05/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Qëlluan me breshëri kallashnikovi dy persona/ Zbardhen detajet, ja pistat e hetimit për atentatin në Durrës

18:54 | 22/06/2019
në Aktualitet, Flash, Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha
0
Atentati në Vlorë, policia jep detajet e para zyrtare: Autorët i vënë flakën automjetit (VIDEO)

“Hakmarrja” dhe “larja e hesapeve” janë dy pista, në të cilat i ka shtrirë hetimet Policia për zbardhjen e atentatit të ndodhur mesditën e së enjtes në Durrës, ku mbetën të plagosur Plaurent Dervishaj dhe Juljan Meçe.

Burime nga grupi hetimor thanë se po punohet me intensitet të lartë në disa drejtime për të zbardhur dhe identifikuar autorët e atentatit që qëlluan mbi mjetin, në të cilin ndodheshin Dervishaj dhe Meçe. Por, më tepër rëndësi u është kushtuar specifikisht dy pistave, hakmarrje dhe larje hesapesh.

Sipas burimeve nga grupi hetimor, do të jetë shumë e vështirë identifikimi i autorëve, pasi edhe të plagosurit nuk është se kanë bashkëpunuar në këtë drejtim. Mësohet se gjatë dëshmisë së tij, Dervishaj ka pohuar se nuk ka arritur t’i dallojë apo identifikojë autorët që sulmuan me breshëri mjetin, me të cilin lëviznin ai dhe miku i tij.

Ndërsa pyetja e Juljan Meçes do bëhet në një moment të dytë, pasi të stabilizohet gjendja e tij shëndetësore. Ai ka marrë tre plumba, në kokë, këmbë dhe shpatull dhe nuk është në gjendje të dëshmojë për hetuesit e caktuar për këtë ngjarje.

HETIMI

Mbi 45 plumba kallashnikovi janë lëshuar në drejtim të makinës së tyre. Sulmi është kryer në befasi, teksa autorët i kanë ndjekur. Mes pistave po verifikohen edhe lidhet me fajdet në Durrës, trafikun e drogës dhe hasmëritë e vjetra me një grup në Vlorë dhe Fier.

“Për shkak të së kaluarës së tyre, kemi ngritur disa pista hetimi dhe po i verifikojmë një e nga një. Në pistat ku jemi fokusuar më tepër janë hakmarrja dhe larja e hesapeve. Kemi shumë pak informacion, pasi Dervishaj dhe Meçe kanë një të kaluar problematike dhe kanë shumë konflikte. Nga ana tjetër, edhe vetë të plagosurit nuk na kanë dhënë detaje rreth autorëve, duke deklaruar se nuk kanë mundur t’i identifikojnë. Kjo na e bën edhe më të vështirë punën për identifikimin e autorëve”,thanë burime nga Policia, duke theksuar se janë shoqëruar rreth 15 persona që kanë dijeni për ngjarjen.

TE PLAGOSURIT

Dy të plagosurit në atentatin e ndodhur mesditën e së enjtes në zonën e ish-Kënetës në hyrje të qytetit bregdetar, shumë pranë autostradës Tiranë-Durrës, janë dy emra të njohur për autoritetet tona. Plaurent Dervishaj dhe Julian Meçaj janë akuzuar për disa ngjarje të rënda kriminale nga drejtësia shqiptare. Plaurent Dervishaj për më shumë se një dekadë ka qenë një nga personat më të kërkuar nga Interpoli. Ai ishte dënuar në mungesë nga Gjykata për Krime të Rënda për disa krime të rënda në qytetin e burgut, vendim ky i cili u prish nga Gjykata e Lartë. Prej vitesh ai dyshohet se u fsheh në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Dervishaj ka qenë i dënuar me burg përjetë në mungesë për vrasjen e Arsel Sotirit, Ilir Nelajt, Agim Rexhepit, Dritan Sallakut dhe Dritan Dishës, por ky dënim u rrëzua në Gjykatën e Lartë dhe rigjykimi në Apelin e Krimeve të Rënda i dha atij pafajësi.

Nga ajo kohë, Plaurent Dervishaj është në liri, ndërsa të enjten ka rënë pre e një atentati me armë zjarri duke marrë një plumb në këmbë. Edhe i plagosuri tjetër Juljan Meça është një emër i lakuar edhe më parë në raportimet e kronikës së zezë. Ai ka qenë pjesë e “Bandës së Durrësit.

Nisur nga dëshmitë që Adriatik Coli ka dhënë në Gjykatë si i penduari i bandës së Lul Berishës, Julian Meçe ishte dyshi i grupit dhe kishte rol të rëndësishëm në planifikimin dhe kryerjen e veprimeve të tyre. Meçe iu bashkua më vonë grupit pasi ai ishte ndarë në dy me rivalët e Indrit Dokles. 36-vjeçari u dënua nga Gjykata e Krimeve të Rënda në atë kohë vetëm për grup të strukturuar kriminal, pasi nuk u gjetën prova në përfshirjen e tij në krimet e zbardhura nga dëshmitari i drejtësisë, Adriatik Coli.

Pas

“Qendra shëndetsore është kthyer në një qendër votimi”, ish-deputeti denoncon rastin e paprecedentë

Para

“Çorbën që gatuan socialistët le ta hanë vetë”, shpërthen diplomati: Edhe filmat porno i kanë zili ministrat tanë

Para
“Çorbën që gatuan socialistët le ta hanë vetë”, shpërthen diplomati: Edhe filmat porno i kanë zili ministrat tanë

“Çorbën që gatuan socialistët le ta hanë vetë”, shpërthen diplomati: Edhe filmat porno i kanë zili ministrat tanë

Discussion about this post

 



Të Fundit

Vengu: Brenda vitit 2026 do kemi municione “Made in Albania”

“SHBA-të nuk e njohin qeverinë e Edi Ramës”, gazetari Almer Toska: Opozita duhet të bëhet opozitë e vërtetë

“Grusht shteti gjyqësor”, Administrata Trump reagon ashpër ndaj vendimit të gjykatës

Ambasadori Antonini: Italia mbështet integrimin e Kosovës në BE e NATO

Itali/ Një 27-vjeçar shqiptar kapet me rreth 1 kg drogë dhe euro cash, i gjendet edhe një pushkë me dylbi e vjedhur

Aksident në Lin–Pogradec, automjeti përfundon në korsinë e biçikletave

Forcim i partneritetit strategjik, Rubio takohet me homologun maqedonas

Ukraina përdor për herë të parë “dronin nënë” me inteligjencë artificiale

“Jemi kundër politikave pushtuese!” Mesazhi i qartë i Amerikës për Ballkanin dhe për liderët

Diplomatët në manastirin e Zvërnecit, ambasadorët e akredituar në vendin tonë vizituan një prej veprave bizantine

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.